Analizë: Dueli Anthony Joshua dhe Carlos Takam, kulminacioni i korrupcionit në boks
3 min readArtan Vërbica
30 tetor 2017
Gjyqëtarët e boksit gjithmonë kanë ditur të jenë kontraverzë dhe të korruptuar, por kulmi i kësaj dukurie çdo ditë po shtohet e kjo me të vërtetë e ka dëmtuar me të madhe boksin duke i humbur shkëlqimin dhe të vërtetën. Ky fenomen u paraqitë edhe në meçin e fundjavës së zhvilluar në Kardif të Vellsit, në duelin për titullin e kampionit të botës në dy versionet IBF dhe WBA, ndërmjet britanikut Anthony Joshuas dhe franzqezit Carlos Takam. Zhvillohej raundi i dhjetë ku për një moment Joshua sulmoi Takamin, ndërsa pa pasur edhe asnjë nevojë gjyqëtari në ring, britaniku Philip Edwards ndërpreu meçin. Nga ajo që u pa Karlos Takam kishte balancin dhe kontrollin dhe ai ishte i gatshëm të vazhdoj, por vendimi i gjyqëtarit kontraverz prishi shfaqjen e Kardifit, e cila kishte mbledhur përplot 80.000 shikues. Të gjithë spektatorët filluan fishkëllimet e tyre, por gjithçka kishte përfunduar dhe kjo nuk mund të kthehej prapa. Carlos Takam tregoi kulturë të madhe duke qenë i matur edhe pse kërkoi sqarime nga gjyqëtari Edwards.
Nga fusha e ekspertit unë duhet të jap mendimin tim për raste të tilla:
1. Nëse boksieri ka balancin, kontrollin dhe është i aftë të mbrohet gjyqëtari nuk duhet të ndaloj meçin. Por, gjithmonë gjyqëtari duhet të jetë afër dhe të reagoj në momentin e duhur, për mos me ardh deri te më e keqja, nakauti që do të sjellte lëndime serioze.
2. Nëse boksieri kundërshtar ka balancin, kontrollin dhe nuk mundet të mbrohet dhe pranon dhjetë goditje të një pas njëshme, prapë vendimi i gjyqëtarit duhet të jetë, numërimi si nokdovn dhe asesi të ndërprej meçin menjëherë. Pas kësaj nëse prapë kundrshtari merr goditje duke mos arritur të mbrohet, atëhere meçi ndërpritet nga gjyqëtari në ring.
Pse ndodhi e gjithë kjo. Pse u ndërpre meçi pa pasur nevojë. Arsyen e kuptuam më vonë?
Joshuas i duhej fitorja për të arritur rekordin e të madhit Mike Tyson. Tyson mbante rekordin në kategorinë e rënd në 20 meçe, 20 fitore me KO. E kjo e gjitha ishte e organizuar nga ekipi i Joshuas, që Joshua të arrijë rekordin e Tysonit, 20 fitore, 20 me KO. Rekordin e fitoreve të një pas njëshme me nakaut në kategorinë e rënd e mban Frank Bruno, 22 meçet e para, 22 fitore me nakaut.
Ky nuk është rasti i vetëm që ishte kontraverz këtë vit. Vetëm dy muaj më parë në meçin e zhvilluar me 16 shtator në Las Vegas për titullin unifikues të kampionit të botës në kategorinë e mesme, ndërmjet Gennady Golovkin dhe Saul Alvarez, vendimi ishte apsurt pas 12-raundeve, i barabartë. Një gjyqëtar vlerësoi 115-113 për Golovkin, tjetri 114-114, ndërsa i treti krejt në favor të Alvarezit 118-110. Tani shtrohet pyetja pse gjithë ky dallim dhe kërkahë i barabartë me njëri-tjetrin.
Pra, dukuria e gjyqëtarëve seriozisht po largon dashamirët, sponzorët, reklamat dhe njerëzit e duhur për të investuar në boks. Një sport luftarak që po rritet dita-ditës është MMA, pikërisht versioni UFC, sepse aty po fitojnë të vërtetit dhe jo-rastësisht rinia amerikane është e pasionuar në këtë sport. Të gjithë e quajnë sport brutal, të egër, por po jep fituesin e vërtetë. Në UFC nuk po ndodhin manervezime, sidomos jo në ring apo në kafaz.
Boksi mbetët sporti më i korruptuar në botë. Deshtëm apo nuk deshtëm, duhet t`a pranojmë.
www.kosovaboxing.org