RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Elbasan Kqiku, kalon në boksin profesionist

2 min read

Boksieri gjilanas, talenti Elbasan Kqiku ka vendosur të kaloj në boksin profesionist. Pas sukseseve të shumta në boksin zviceran dhe atë evropian, Kqiku ka vendosur për një aventurë të re, duke sprovuar vetën edhe në boksin profesionist.

Tre herë kampioni i Zvicrës, Kqiku debutimin do ta ketë këtë fundjavë të premtën në Steffisburg të  Zvicrës, ku për kundërshtar do të ketë hungarezin Jozef Kormany. Kormany ka bilance prej 18 fitoresh (5 KO) dhe 30 humbjeve në boksin profesionist.

Kqiku ka nënshkruar me mikun e madh të agjencionit tonë, KOSOVA BOXING, z. Gregor Staldemann, një bashkpuntor i yni që nga viti 2010.

Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë para debutimit të tij: “Kam kaluar një periudhë të bukur në boksin amator. Tani rruga ime vazhdon drejt boksit profesionist, ku presë të jam i suksesshëm” thekson boksieri Kqiku. 

 

Kush është Elbasan Kqiku? 

Kqiku është 27-vjeçar, i gjatë 193 cm, dhe posedon 104 kilogram. Kqiku, ka arritur që tre herë të dal kampion i Zvicrës, me 2013, 2014 dhe 2015. Shteti helvetik, por edhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër mburren me arritjet e boksierit tonë.

Para Kqikut, kampioni i fundit shqiptar në kategorinë super të rëndë për Zvicrën ishte Arnold Gjergjaj, në vitin 2008. Kjo kategori pas kalimit të Gjergjaj në profesionalizëm u dominua nga boksieri Nasharwan Barzinje, por në vitet e fundit ishte sërish një shqiptarë tjetër që domioni peshën e rëndë, e ky ishte Elbasan Kqiku. Kqiku në boksin amator ishte pjesë e klubit të boksit të Thunit.

Ishte 15-vjeçar kur mori rrugën e gurbetit në vitin 2004. Atëbotë Kçiku kishte filluar boksin në klubin e boksit, Drita të Gjilanit dhe kishte zhvilluar vetëm tre meçe në Kosovë. Inspirimin e kishte marrë nga vëllai i tij i madh, Lulzimi, boksier i dalluar i ekipit të njohur gjilanas Drita, klub ky që brez pas brezi ka arritur të nxjerrë talentë të dalluar.

Ekipi Drita nga Gjilanit që nga koha e artë e viteve 80-ta kur boksonin Agim Latifi, Ismet Haziri, Musli Zymberi, etj, e deri te gjeneratat e reja të viteve të fundit kur dalloheshin, si Rasim Shabani, Liridon Zeqiri,… është ndër klubet më të suksesshëm në vend.

Lulzimi kishte zhvilluar 30 meçe në Kosovë derisa kishte përfunduar karrierën e tij disa vjeçare, ndërsa që për Elbasanin fati e deshi që ai të ketë kushte dhe mundësi shumë më të mira në Zvicër, duke bërë karrierë më të bujshme në boksin amator në shtetit e Alpeve.

Përgatiti:
Artan Vërbica
25 tetor 2017

1 thought on “Elbasan Kqiku, kalon në boksin profesionist

  1. Elbasan ne që nga Kosova me animin tonë të japim zemër dhe dëshirë që në çdo meç të triumfosh e të na bësh krenarë. F A T i joni ELBASAN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.