Wilder nakauton Molinan në raund të nëntë
1 min readBartow Arena, Alabama, SHBA, 13 qershor 2015 – Amerikani Deontay Wilder ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rënd në versionin WBC ndaj amerikanit Eric Molina me nakaut në raund të nëntë.
Wilder 34-0 (33 KO) dominoi meçin duke fituar shtatë raundet e para, ndërsa që Molina 23-3 (17 KO) u bë i gjallë në raundin e tetë i cili fitoi një raund në këtë meç, por që ndoshta kjo rezultoi me pësim me nakaut në raundin e ardhshëm kur Wilder goditi fortë me të djathtën e tij duke përfunduar këtë përballje.
Në parameç u paraqitë edhe malazesi nga Shkodra, Dejan Zlaticanin i cili mposhti ukrainasin Ivan Redkach me nakaut teknik në raund të katërt. Për Zlaticanin kjo ishte fitorja e 21-të në karrierë (14 KO) në poaq meçe, ndërsa që Redkach pësoi humbjen e parë në duelin e tij të 19-të në karrierë.
Kosovaboxing.org
14 qershor 2015