RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Lara mposht Rodriguezin me vendim unanim

1 min read

Kubanezi mbron titullin e kampionit botëror në versionin WBA, kategoria super velter

USP BOXING: LARA VS RODRIGUEZ S BOX USA ILUIC Pavilion, Chicago, Illinois, SHBA, 12 qershor 2015 – Kubanezi Erislandi Lara ka mposhtur sfiduesin nga Republika Domenikane, Delvin Rodriguez me vendim unanim pas 12-raundeve duke mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WBA në kategorinë super velter.

Ky duel ishte mjaft interesant për disa fakte interesante për publikun tonë pasi boksieri Delvin Rodriguez menaxhohet nga promoteri shqiptar Ajet Dovolani. Dovolani TeamAjet DovolaniDovolani ka disa vite që ka formuar ekipin e tij menaxhues të boksit dhe ky është një rezultat i tij i mirë ku boksieri i tij sfidon titullin e kampionit të botës. Kosova Boxing do t`ju sjell më shumë rreth ekipit menaxhues të Dovolonit në të ardhmen.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe ish-boksieri gjakovar, Bujar Bobani. Ai për Kosova Boxing dha një kontribut të pashoq duke realizuar disa video dhe fotografi nga matjet zyrtare dhe poashtu nga meçi, dhe pas meçit. Ai takoi legjendën e boksit Antonio Tarver në të cilën edhe realizoi një bisedë. Poashtu z. Bobani gjatë takimit me te e pyeti edhe për boksierin tonë Elvir Muriqi për përballjen e tij me Muriqin të vitit 2007 e cila do të na shërbej mjaft shumë për librin në të cilin jemi duke e realizuar që do të jetë në duart e lexuesve nga fundi i vitit.

Foto: Bujar Bobani
www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.