Tetë boksier shqiptarë pjesëmarrës në Baku me tre shtete të ndryshme
1 min readShqipëtarët në boks asnjëherë nuk kanë pasur pjesëmarrës më shumë në ndonjë aktivitet ndërkombëtar, dhe aq më të madh kur bëhet fjala për Lojrat Olimpike të para Evropiane.
Kosova, Shqipëria dhe Gjermania do të kanë gjithsejt tetë boksier shqiptarë. Kosova do të përfaqësohet me dy boksier, Armend Xhoxhajn dhe Naser Shalën. Shqipëria me Rexhildo Zenelin dhe Alban Beqirin. Ndërsa Gjermania me Azize Nimanin, Atdhe Gashin, Kastriot Sopan dhe Albon Pervizaj. Edhe Italia ka pasur në listë të ngushtë boksierin durrsak, Alessio Spahiu, por ai në fund u la nga përzgjedhësi italian Francesko Damiani për shkak të mospërvojës së madhe në skenën ndërkombëtare. Spahiu kampion i Italisë por u zavendësua nga nënkampioni Guido Vianello.
Kosova do të përfaqësohet me dy boksier:
64 kg – Naser Shala
81 kg – Armend Xhoxhaj
Shqipëria do të përfaqësohet me dy boksier:
56 kg – Rexhildo Zeneli
69 kg – Alban Beqiri
Gjermania do të përfaqësohet me katër boksier shqiptar:
51 kg – Azize Nimani (konkurrenca e femërave)
60 kg – Kastriot Sopa
64 kg – Atdhe Gashi
91 kg – Albon Pervizaj
Shpresojmë që nga ky kontigjent shqiptarët tanë të arrijnë të fitojnë medalje.
Kosovaboxing.org
12 qershor 2015