RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Pervizaj starton me fitore, ndërsa Gashi i pafat eliminohet

2 min read

Artan Vërbica

Pervizaj of Germany fights with Ialimov of Moldova during their men's 91kg round of 32 boxing fight at the 1st European Games in BakuBaku, Azerbejxhan, 16 qershor 2015 – Boksieri shqiptar që përfaqëson Gjermaninë, Albon Pervizaj ka startuar me fitore në Lojrat Evropiane. Ai sot mposhti boksierin nga Moldavia, Victor Ialimov me vendim unanim me rezultat të gjyqëtarëve 3 me 0. Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren e Pervizajt. Jumaniyazov Bahodir (Uzbekistan) me 30-27, Carrillo Arias Clemente Daniel (Ekuador) me 30-27 dhe Wang Dexin (Kina) me 30-27. Ai tregoi perforamancë të denjë duke treguar shkathësi dhe menquri në tre raunde. Duelin e radhës do ta ketë me 21 qershor kundër danezit Jim Hassenteufel Andreasen.

“Kjo është vetëm fitorja ime e parë. Unë do të vazhdoj të fitoj edhe të tjerët ku pretendoj të artën” theksoi Pervizaj për Kosova Boxing.

Atdhe Gashi I pafat në meçin e tij të parë të Lojrave Evropiane, ishte Atdhe Gashi, reprezentuesi i dytë shqiptar që garon me Gjermaninë. Ai pësoi nga turku Yasin Yilmaz në raund të parë. Gashi filloi mirë duke dominuar raundin por që mori një goditje të papritur në përfundim të raundit, dhe kjo rezultoi me humbje ku gjyqëtari në ring Vladyslav Malyshev nga Rusia, ndali meçin.

“Më vjen keq që ndodhi kjo sot. Me të vërtet ndihesha mirë dhe pata duelin në kontroll dhe po fitoja raundin, ku pa pritmas mora atë goditje dhe humba. Nuk dua të ankohem, por ju premtoj të gjithëve se do të vazhdoj të punoj fortë dhe të jam i sukseshëm në kampionat botëror ku do të fitoj të drejtën për Lojrat Olimpike në Rio vitin e ardhshëm” theksoi Gashi për Kosova Boxing.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.