Wilder mposht franqezin Duphupas me TKO 11
1 min readBirmingham, Alabama, SHBA, 26 shtator 2015 – Kampioni aktual botëror në versionin WBC, Doeontay Wilder ka mposhtur franqezin Johann Duphupas me ndërprerje në raund të 11-të.
Me këtë fitore Wilder arriti në bilancin e tij të pamposhturit, 35-0 (34 KO). Ndërsa për franqezin Duphupas kjo ishte humbja e tretë në karrierë karshi 32 fitoreve (20 KO).
Dueli ishte mjaft i fortë dhe përkundër shumë gjuajtjeve të pranuara, Duphupas arriti të mbahet deri në raundin e 11-të, ku grushtat e forta nga Wilder po i rrezistonte, por ishte gjyqëtari Jack Reiss hyri ndërmjet tyre duke përfunduar luftën e pabarabartë.
Wilder dëshiron të boksoj kundër Wladimir Klitschkos me 2016, por kjo do të mësohet tek pas duelit Klitschko dhe Fury e cila duhet të ndodh. Negocijatat e tyre kanë filluar që moti dhe parashikohet që Klitschko dhe Wilder të zhvillohet në Olympia Stadium në Berlin në verë të vitit të ardhshëm.
Kosovaboxing.org
28 shtator 2015