RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Analizë: Haxhi Krasniqi duhet të zbresë në kategorinë super të mesme

3 min read

Haxhi Krasniqi

Shkruan: Artan Vërbica

Haxhi Krasniqi është padyshim njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë që e kemi sot. Ai dy herë sfidoi titullin e kampionit të botës, një herë kundër britanikut Nathan Cleverly dhe një herë kundër gjermanit Jurgen Brahmer. Të dy sfidat e jetës i humbi. Kundër Cleverlyt nuk pati asnjë shancë, ku në sajë të papërvojës humbi, ndërsa kundër Brahmerit ishte fare pranë, por i mungoi inteziteti i vazhdueshëm. Këtë gjë e shfrytëzoi Brahmer duke e ndëshkuar.

Krasniqi sigurisht se do të kërkojë sfidën e tretë për titull bote. Se sa i uritur është për suksese po tregohet vajtjet e tij të shpeshta në SHBA, nga një qytet në tjetrin duke kërkuar më shumë të njohë boksin dhe të mësoj atë që i nevojitet. Së fundi ai u pa në Las Vegas te ekipi i kampionit të madh botëror Floyd Mayweather, te Mayweather Promotion, ndërsa që më parë stërviti edhe në Filadelfia dhe në Columbos të Ohio-s, etj.

Por, Krasniqi duhet të gjejë vetën dhe të ndryshoj strategjinë për të qenë i sukseshëm duke fituar titullin e kampionit të botës. Pasi që konkurrenca është rritur në kategorinë gjysëm të rënd, ku kampion janë Sergey Kovalev në versionet WBA Super champ, IBF dhe WBO, pastaj Adonis Stevenson në WBC, Jurgen Brahmer në WBA, dhe duke i shtuar pretenduesit si Artur Beterbiev, Julio Cesar Chavez Jr, Nathan Cleverly, Marcus Browne, duke e shtuar edhe super kampionin në kategorinë super të mesme Andre Ward i cili ka paralajmëruar ngritjen në kategorinë gjysëm të rënd, atëhere Krasniqi do ta ketë shumë të vështirë. Ai do të duhej të bëjë lëvizjen më të menqur që ka bërë ndonjëherë, të zbresë në kategorinë super të mesme ku do ti përshtatej shumë më shumë kjo kategori duke besuar se edhe do të arrijë kurorën e kampionit të botës në këtë kategori.

Australiani Blake Caparello që sfidoj titullin e botës ndaj Sergey Kovalev ka bërë lëvizjen e njejtë. Ai u mposht nga rusi Kovalev dhe tani ka kaluar në kategorinë super të mesme. Ai tani ka realizuar dy fitore në kategorinë super të mesme dhe tani do të përballet me Andre Direll me 17 tetor. Caparello ka theksuar për Kosova Boxing se shpreson të jetë i suksesshëm në kategorinë e re. “Shpresoj ta mposht Direllin dhe ku me këtë fitore do të më ipet rasti për të sfiduar sërish titullin e botës” theksoi Caparello.

Aftësit që posedon Krasniqi e kushtëzojnë për kategorinë super të mesme. Duhet analizuar situatën dhe momentin dhe pse mos të boksoj kundër Arthur Abrahamit të lodhur. Edhe pse Abraham mposhti Stieglitzin, jam i bindur se Krasniqi është më i fuqishëm se Stieglitz, dhe do të kishte suksesë kundër tij duke ia marrë kurorën e botës. Me dy fitore dhe përshtatje në kategorinë super të mesme, Krasniqi do të mirrte rastin nga mesi i 2016.

Boksi është sport me plot fillozofi dhe Krasniqi duhet përzgjedhur ekipin e menqur për të ardhur te suksesi. Koha do t`i japë rast atij, por ai do të duhej ta shfrytëzoj.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.