Ngjarje madhështore e HEROES FIGHT NIGHT u zhvillua në Vienë
2 min readFoto: Martin Nitsch
Vienë, Austri, 27 shtator 2015 – Evinimenti i kikboksit “HEROES FIGHT NIGHT” i organizuar nga Mërgim Veseli ka kaluar në një spektakël të vërtetë këtë fundjavë në Vienë të Austrisë.
U zhvilluan gjithsejt 12 meçe, 5 amatore dhe 7 profesioniste. Kosova Boxing ju sjell rezultatet vetëm nga meçet profesioniste:
MARKUS EHRENHOFER nga Austria mposhti STEFAN MESZAROS nga Sllovakia me vendim të gjyqëtarëve.
EVA VORABERGER nga Austria mposhti tajlandezen TEERAPORN PANNIMIT me nakaut teknik në raund të tetë. Me këtë fitore Voraberger fitoi titullin e botës në versionet IBO-WIBO/GBU/WIBF.
LUKAS MANDINEC nga Sllovakia mposhti MARIO MARINKOVIC nga Austria me vendim të gjyqëtarëve.
DENIS BARTOL nga Sllovakia mposhti MICHAL CHMIELEWSKI nga Austria me vendim të gjyqëtarëve.
DAVID SUBJAK nga Sllovakia mposhti kikboksierin tonë FAHIR BATJARI me vendim të gjyqëtarëve.
RENE WIMMER nga Austria mposhti austrikun tjetër PREDRAG VIDOVIC me KO në raund të tretë. Me këtë fitore WIMMER fitoi titullin e Austrisë në kategorinë deri 86kg.
GIORGI BAZANOV nga Austria mposhti austriakun tjetër BOZAN GABI. Me këtë fitore BAZANOV fitoi titullin Internacional të Austrisë në tajboks në kategorinë deri 71 kg.
Pas kësaj ngjarje, promoteri Mërgim Veseli do të vazhdoj traditën e HEROES FIGHT NIGHT. Ai do të organizoj HEROES FIGHT NIGHT dy sërish në Vienë, dhe parashikon që të tretën ta organizoj në Cyrih dhe të katërtën në Prishtinë.
“Do të ecim me hapa të sigurt dhe jam shumë i kënaqur me mbrëmjen e zhvilluar. Nga një ngjarje në ngjarje tjetër ne po përparojmë. Shpresoj që evinimentin tonë HEROES FIGHT NIGHT ta zgjerojmë edhe në Cyrih dhe Prishtinë, e pastaj pse jo edhe në qytetet tjera” theksoi Mërgim Veseli për Kosova Boxing.
Kosova Boxing
28 shtator 2015