RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Nuhu Lawal, boksieri i menaxhuar nga shqiptarët do të jetë pranë një sfide të vërtetë

2 min read

Nuhu LawalBoksieri Nuhu Lawal që menaxhohet nga dy shqiptarët tanë Frank Ndue dhe Astrit Ademaj do të jetë pranë një sfide të vërtet me 17 tetor në Karlsruhe të Gjermanisë.

Lawal i cili ka bilanc 100 për qind në paraqitjet e tij, 20-0 (12 KO) do të ketë përball armenin me nënshtetësi gjermane, Arman Torosyan me bilanc prej 16 fitore (13 KO), një barazim dhe një humbje në meçet e tij të deri tashme në boksin profesionist. Ky duel do të emitohet drejtpërdrejt në televizionin publik gjerman SAT 1. Meçi do të zhvillohet në kategorinë e mesme. Ky meç do të zhvillohet nën organizimin e gjigantit të boksit gjerman, Saurland Event.

“Për meçin e radhës që do ta ketë Lawal mund të thëmë se është deri tani më i rëndësishmi në karrierën e tij, por jemi të bindur se do t`a fiton, dhe atë besoj para kohe me KO. Arman Torrosyan bokson hapur dhe pa mbrojtje dhe këtë do të dijmë ta shfrytëzojmë. Ky meç do të jetë per të dy boksierët si bilete hyrje në biznesin e madh të boksit” theksoi Franc Ndue për Kosova Boxing. 

Lawal që është nga Nigeria por që posedon nënshtetësi gjermane është treguar i sukseshëm në përballjet e tij të deri tashme në boksin profesionist. Ai gjatë muajit korrik mposhti një sfidues të respektuar, Ronny Mittag me vendim të një anshëm pas 12-raundeve. Ai ka pasur edhe disa fitore të tjera si ndaj Omar Jatta, Stephen Abbey etj. Nëse Lawal mposht edhe Torosyanin, atëhere këtij djaloshi do ti hapet një dritare e re në karrierën e tij.

“Lawal është i përgatitur maksimalisht. Edhe pse Lawal bokson në kategorinë gjysëm të mesme, unë dhe Franki kemi analizuar dhe kemi pranuar sfidën e tij në një kategori më lartë, në të mesme. Besojmë në fitore ku Lawal do të dëshmohet. Ai do të jetë boksieri më i mirë në tre kategoritë në Gjermani, në velter, gjysëm të mesme dhe të mesme” theksoi Astrit Ademaj për Kosova Boxing.

Krahas boksierit Lawal, dy promoterët tanë Frank Ndue dhe Astrit Ademaj në petkun e tyre kanë edhe disa boksier tjerë si shqiptarin që po ka suksesë në kategorinë e rënd, Freskim Povataj  me bilanc prej 4 fitore (4 KO) dhe një barazimi, dhe gjermanin Davide Doria në kategorinë gjysëm të mesme me bilanc prej 12 fitoresh (4 KO) dhe një barazimi.

Foto: Klaus Frevert
Përgatiti: Artan Vërbica

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.