Votim Zllapuzhani ndihet i fyer nga FboxK
1 min readFoto: Shpend Ahmeti / Kosova Boxing
Trajneri i klubit të boksit Prizreni, Votim Zaplluzhani, ndihet i fyer me anashkalimin e tij, përkrah suksesit të arritur me 2014. Është hera e dytë që boksieri prizrenas, Armend Xhoxhaj që zgjedhet boksieri i vitit nga FboxK-ës, ndërsa që këtë vit i dyti u zgjodh edhe boksieri tjetër i KB.Prizreni, Naser Shala. Por, klubi më i mirë u zgjedh KB. Drita e Gjilanit duke mos arritur asnjë suksesë në arenë vendore dhe ndërkombëtare. Njejtë për trajner më të mirë nga FboxK-së, u zgjodh Shefki Bogujevci. “Jam i fyer. Nuk e kuptoj se si, dy boksierët e mij zgjedhën më të mirët dhe në fund zgjedhet klubi më i mirë Drita nga Gjilani, ku nuk ka pas asnjë suksesë me 2014. Respekt për kolegët e mi, por më shumë më dhemb se ne si klubi i Prizrenit arritëm shumë trofe si, dhe tregon fakti që dy boksierët e mi janë në krye. Poashtu për trajner të vitit, u çudita, kur Shefki Bogujevci u zgjodh më i miri, duke mos pasur asnjë boksier këtë vit në skenën tonë dhe atë ndërkombëtare. E gjithë kjo është kundër meje, dhe se di kujt po i pengon suksesi i im që e kam sjellë KB.Prizrenin në krye. Rezultatet flasin vetë” tha Zllapuzhani për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
13 janar 2015
Përshnetje dhe rrespekt per kolegun tim Votim Zaplluzhanin , Nuk po e egzagjëroj dekleraten e Votimit por me të vertet të gjitha këto fjalët e tij jan më shumë se të sakta pa asnjë gabim , por njeriu ka punu pa nda dhe ka korrë sukses të madh dhe eshte turp që Zaplluzhani të mos zgjidhet trajneri me i mirë i vitit , e thash me plotë përgjegjësi dhe kjo qështje duhet të rishikohet. Shpresojm se Votimit Nuk i humbë durimi Dhe Vullneti por ai duhet të punoj edhe më shumë sepse na pret “OLIMPIADA” , pra suksese Dhe rrespekt per Votimin
Respect Votim Zaplluzhani
Respekt për Votimin dhe KB Prizreni rezultatet flasim qart kush eshte me i miri
Votimit i urojme shendet dhe suksese ne punen qe bene, rezultatet flasin vet dhe ne vitin kur kerkohet pune me e madhe dhe ne vend se ti ikurajojme per punen qe bejne vjen nje thyrje qe besojme qe Votimi nuk do thyhet por do te vazhdon edhe me me shume vullnet dhe rezultatet te mos na mungojne.
Votimi ka qene dashur te reagoj edhe atehere kur Liridon Zeqiri eshte shpallur bokseri me i mire i vitit (me duket se kater ose peser vite radhazi) dhe vetem nje here eshte shpallur treneri mi i mire treneri i “Drites”. Nje proverb popullore thote: “Dhelprës kur iu ka djegë bishti ka menduar se është djegë dynjaja”. Ku është sinqeriteti?