Krasniqi kundër Brahmer me 21 mars për titull bote
1 min readNë Rostok sfida e madhe
Haxhi Krasniqi do të sfidon titullin e kampionit të botës më 21 mars. Ai do të përballet me gjermanin Jurgen Brahmer i cili është kampion aktual botëror në versionin WBA. Dueli i tyre do të zhvillohet në qytetin Rostok të Gjermanisë. Meçi do të organizohet nga kompania promovuese e Brahmerit, “Saurland Event”, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni i njohur gjerman SAT 1. Meçi po ashtu do të transmetohet edhe në televizionin publik të Kosovës, RTK, që deri më tash ka transmetuar drejtpërdrejtë të gjitha meçet e mëdha të Krasniqit.
Dueli po pritet me entuziazëm të madh, pasi Krasniqi do të ketë rastin që të bëhet shqiptari i parë që fiton një titull bote. Ai kishte sfiduar titullin e botës edhe në vitin 2013, por që u mposht nga britaniku Nathan Cleverly me vendim unanim. Titullin e botës e kanë sfiduar edhe Luan Krasniqit, Shpend Abazi e Edis Tatli, por edhe ata pësuan humbje në ato duele.
Kosovaboxing.org
14 janar 2015