RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Wilder kampion i ri botëror në versionin WBC

2 min read

Deontay WilderMGM Grand, Las Vegas, SHBA, 17 janar 2015 – Populli amerikan është dashur një dekade të tërë të pret të ketë një kampion të botës në kategorinë e rënd. Ai është Deontay Wilder i cili mposhti kanadezin Bermane Stiverne me vendim unanim pas 12-raundeve. Kështu, shpresa amerikane Wilder riktheu mburrjen tek populli amerikan, e cila ka pritur disa vite për këtë ditë. Wilder njëherit u bë kampioni i fundit amerikan, pas Riddick Bowe me 1992, që bëhet kampion i botës duke qenë i pamposhtur. Ai këtë e arriti pas një periudhe gjashtë vjeçare nga viti 2008 kur debutoi në boksin profesionist si fitues i medaljes së bronzt olimpike, “Pekini 2008”.

Pas përfundimit të meçit, Wilder disa herë bërtiti “Who can`t boxing”, që donte të thonte “Kush nuk dinë të boksoj”, pasi disa herë nga kritikët ishte kritikuar se ai k vetëm goditje të forta, por që boksin e njeh fare pak. Por, ai sonte i heshti të gjithë kritikët duke fituar pastër dhe mençur kundër një boksier të fortë siç ishte Bermane Stiverne.

Para kësaj përballje Wilder kishte rekord brilant 32-0 (32 KO), ndëra serinë e nakautëve në meçe e prishi sonte, ku tani bilanci i tij është 33-0 (32 KO). Ndërsa Stiverne numëroi humbjen e dytë në karrierë karshi 24 fitoreve (21 KO) dhe një barazimi.

Pas meçit të dy boksierët u prononcuan nga ringu. Wilder theksoi: “Jam i gatshëm të boksoj me këdo dhe kurdo” duke mos thirrur ndonjë emër.

Ndërsa Stiverne, theksoi: “Unë isha 100% për këtë meç dhe dhashë 100%, por që ja nuk arrita ta bëjë më të mirën”, i cili ishte mjaft i dëshpëruar pas meçit.

Artan Vërbica
17 janar 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.