Xhoxhaj zgjedhet për herë të dytë radhazi boksieri i vitit nga FboxK
1 min readPrishtinë, 12 janar – Në ambientët e hotel Sirius në Prishtinë, është organizuar ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2014 nga FboxK-ës. Edhe kësaj radhe, sikurse vitin e kaluar, boksieri më i mirë i vitit që lam pas është shpallur, Armend Xhoxhaj, nga klubi i boksit Prizreni. Për paraqitje të suksesshme në ring vitin që e lam pas, është shpërblyer edhe boksieri tjetër prizrenas, Naser Shala, i cili është renditur i dyti në listën e më të mirëve. Ekipi më i mirë i vitit u zgjodh KB. Drita nga Gjilani, ndërsa trajneri i vitit Shefki Bogujevci nga klubi i boksit Fushë Kosova.
Kosovaboxing.org
12 janar 2015