RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Vlera e titullit dhe vlera e kundërshtarit

5 min read


Shkruan: Artan Vërbica
10 nëntor 2015 

Ridick Bowe 1Në ditët e sotme të boksit botëror çarkullon një fenomen e ndjekjes së titujve. Dhe ky fenomen në shumë raste del të jetë edhe mashtrues dhe negativë, që po e humb të vërtetën dhe shkëlqimin e këtij sporti. Këtë mundësi e kanë bërë disa federata konkuruese nepër botë dhe përfituesit e tyre duke dashur të përfitojnë, por shtatit të tyre iu kanë bashkuar shumë yje botërore që kanë dështuar në menaxhimin e karrierës së tyre dhe që nuk kanë mundur ta gjejnë vetën pas mbarimit të karrierës. Njëri ndër ta është sot Roy Jones Jr, i cili nga ylli më i madh i boksit botëror dhe boksierit më të mirë të dekadës së fundit të shekullit të kaluar (1990-2000) është shembulli më i keq për boksin e sotëm. Ish-kampioni botëror në pesë kategori të ndryshme (mesme, super mesme, gjysëm të rënd, kruzer dhe e rëndë) ka rënë në ndikimin e manipuluesve, por me vetë dëshirë. Aq keq ka menaxhu vetën sa që Roy Jones Jr së fundi ka ndërruar edhe nënshtetësin nga ajo amerikane në ruse për disa mija dollarë. Jones nga kampioni i botës me vlera sot është “Kampion i botës në versionin WBU” një brezë i pa vlerë.

Shqiptarët në vitet e fundit kanë arritur të bëhen të njohur me cilësi të boksierëve. Dhe fatmirësisht boksierët si Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Elvir Muriqi, Nuri Seferi, etj kanë ngritur edhe reputacionin e boksit shqiptarë kudo në Botë. Këtë gjest janë duke e vazhduar edhe disa të tjerë si Haxhi Krasniqi, Edis Tatli, dhe disa konkurrues si  Arnold Gjergjaj, Shpetim Shala, Naim Terbunja, Dardan Zenunaj, Besar Nimani, etj. Por, janë disa boksier në ndjekje të titujve duke mos pasur vlerë dhe secili boksier sot del nepër rrejte sociale, emisione televizive me breza të ndryshme duke e alauduar vetën si kampiona evropian dhe botëror. Dhe që është e vërteta këta boksier janë manipules ndaj vetë-vetës dhe opinonit. Unë si analist e vlerësoj çdo fitore dhe çdo suksesë për ndonjë titull se fundja të gjithë nuk i kanë vlerat, potencialin dhe mundësinë të janë kampiona evropian apo botëror dhe nuk kam të drejtë t`ju mohoj suksesin dhe t`ju përzihem, por që kisha paralajmëruar ata, mos të mashtrojnë opinionin tonë dhe mos ta quajnë vetën kampiona.

Luan Krasniqi ka fituar dy herë titullin e kampionit evropian në versionin e vlerësuar taman evropian në EBU. Pastaj ka sfidur titullin e botës dhe ka qenë shumë pranë triumfit. Por, vlera e tij cila ka qenë: Fitoret e mëdha ndaj Sinan Samil Sam, Lance Whitaker, pastaj në amatorizëm ndaj Wladimir Klitschkos, Ruslan Chagaev etj, të gjithë emrat më të mëdhenjë në historinë e re të boksit modern. Edhe humbja ndaj Brewster ka vlerë dhe më shumë se e disa 1000 fitoreve që sot disa i bejnë.

Pastaj kemi Shpend Abazin, kampionin e parë evropian nga shqiptarët i cili u stolis me titullin e kampionit evropian të EBU-së me 2001. Abazi ka mposhtur tre kampion të botës, Lehlo Ladwaba që ka boksuar edhe me të madhin Manny Pacquiao për titull bote. Pastaj dy kampionët botëror të dy nga Rusia, Alexander Yagupov, Dmitry Kirilov. Dhe së fundi Abazi humbi nga Roberto Guerrero i cili arriti deri te maja botërore kur humbi nga Floyd Mayweather.

Elvir Muriqi është boksieri i parë që ka fituar turneun më të madh botëror “New York Daily News – Golden Gloves” si 18-vjeçar. Ai në profesionizëm nuk ka fituar asnjë titull botëror, por ka fituar një titull të një versioni të Amerikës por jo me peshë. Por, pesha më e madhe e tij janë dyluftimet me boksierët më të mirë të gjitha kohërave “Hall of Fame” si Antonio Tarver (kampion i botës) dhe Clinton Woods (kampion i botës). Të dy përballjet Muriqi i ka rezistuar dhe ka qenë sfidues deri në sekondat e fundit duke i dridhur dhe frikësuar, ku shumë mendojmë se edhe i ka fituar. Pastaj Muriqi ka pas tij fitore të mëdha si ajo ndaj Sam Ahmaad e zgjedhur meçi i vitit me 2002, James Crawford, Oleksander Garaschenko, etj.

Nuri Seferi është boksieri ynë më i guximshëm që kemi. Ai boksoi kudo, në Rusi dy herë, në Turqi, Poloni, Gjermani etj. Seferi fitoi tre herë titullin e WBO-Europe, por që vlera e tij nuk është titulli WBO-Europe por janë ballafaqimet me emra të mëdhnjë si në kategorinë e tij kruzer, poashtu të rënd. Seferi boksoi ndaj Dennis Bekhatovit dhe Nicolai Popovit në Rusi besa duke i rrahur por që e dëmtuan gjithmonë në rezultate. Ai i dha nokdovn ish-kampionit të botës Herbie Hide. Boksoi ndaj Taras Bidenkos dhe ishte shumë afër por që i mungoi eksperienca. E njejta i ka ndodh edhe ndaj Marco Huck ku me dy operacione pranoi sfidën ndaj tij që e humbi me pikë pas 10-raundeve.  Se sa i mirë është Seferi tregon meçi i këtij viti në janar ndaj Glowackit në Poloni që boksoi 12-raunde, ndërsa është pikërisht Glowacki i cili fitoi titullin e botës më pastaj duke nakautuar gjermanin Marco Huck.

Dhe siç e përmendëm më lartë, rrugës së tyre dhe suksesit iu kanë bashkuar Haxhi Krasniqi dhe Edis Tatli. Ndërsa që kësaj radhe nuk do të ndalemi te Krasniqi dhe Tatli sepse këta dy kolosë akoma kanë për ti dhanë boksit tonë dhe qysh sot janë pjesë e historisë së boksit shqiptarë.

Cili duhet të jetë shembulli i vlerës ?
Po e sjellim për disa lexues dhe njohës të vjetër dhe rrethanave se si ish-kampioni i botës, amerikani Ridick Bowe pasi mposhti Evander Holyfieldin në vitin 1995 për herë të dytë pati problem me federatën e boksit botëror, versionin WBC. Ai detyrimisht u detyrua të boksoj me sfiduesin numër një që ishte në atë kohë Lennox Lewis, dhe ky nuk e pranoi sepse dëshmoi në padrejtësi pasi Lewis nuk meritonte sfiduesin dhe kishte paregullsi. Dhe çfarë ndodhi? Ndodhi një befasi ku Bowe thirri një konferencë për gazetar të jashtëzakonshme. Ai në atë konferencë spjegoi parregullsit, manipulimet dhe presionin që po ia bënte versioni WBC duke e detyruar që mbrojtjen e radhës ta bënte me Lennox Lewis, ndërsa Bowe nuk e pranoi. Ai befasoi të gjithë ku e hodhi brezin botëror të WBC-së në shportë të bërllogut!
Deklarata e Bowe ishte kjo: “Unë mposhta boksierin më të mirë të botës dhe nuk më duhet titulli i kampionit të botës, prandaj mereni kush të doni”. Ky gjest edhe më sot përkujtohet dhe përflitet edhe pas 20-viteve, por një është e vërtetë se vlera e fitores ka më shumë çmimë se sa vlera e titullit. Ai atë botë u kritikua, por sot del se ai kishte te drejtë.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.