RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Shkodran Veseli debutoi sukseshëm edhe në ngjarjen e madhe, “ENFUSION LIVE #33”

2 min read

Shkodran Veseli 1Martigny, Zvicër, 7 nëntor 2015 – Shkodran “THE ALBANIAN WARRIOR” Veseli, po vazhdon me shkëlqimin e tij në çdo ring dhe event që po paraqitet. Ai në fundjavë në Martigny të Zvicrës debutoi sukseshëm në ngjarjen e madhe, “ENFUSION LIVE #33” me fitore.  Veseli mposhti portugezin ADELINO BOA MORTE me vendim unanim pas tre raundeve.

Ishte nje betejë e fortë në dy raundet e para të cilët dy taibokserët prezantuan të pranishmeve prezent dhe atyre që e përcollën nepërmjet TV-së, një duel shumë interesant. Shkodran Veseli 3Shkodran Veseli 2Intensitetit i garës ishte i lartë që nga raundi i parë. Dueli ishte i pastërt dhe me teknik të  lartë me kombinime me këmbë, duar dhe gjunjë, ku meçi ishte shumë i ngushtë në ato momente.

Në raundin e tretë, atë final, SHKODRAN VESELI shpërtheu duke ditur se çka duhet të bejë. Ai në këtë raund bëri dallimin ndaj portugezit duke rritur intezitetin e dyluftimit dhe pas një mbrojtje të mirë arriti me një kundër përgjigje të boks kombinimit me goditje të sakta ta hedh   në dysheme BOA MORTE-n. BOA MORTE u ngritë menjëherë! Veseli në minutin e mbetur bëri presion të madhë me goditje të renda por që portugezi arriti të mbahet me shumë vështirësi deri në fund.

Veseli deri në fund të vitit do të ketë edhe një meç. Ai me 5 dhjetor në “UMWELT-ARENA” në Spreitenbach të Zvicrës, do të sfidon titullin e kampionit evropian në versionin WBC – “World Boxing Council”. Ky brez është i familjes së njejtë që është edhe në boks dhe është brezi më i vlefshëm në diciplinën e tajboksit. Veseli për kundërshtar do ta ketë Wendy Annonay, kampionin akutal evropian në WBC. Annonay nga fitorja e tij e brezit WBC-së ka arritur t`a mbroj plot tre herë titullin, dhe kundër Veselit do ta ketë mbrojtjen e katërt nëse do t`ia arrinë.

“Do të jetë meç i vështirë, por ne pretendojmë ta fitojmë edhe këtë titull” theksoi Mërgim Veseli, vëllai i Shkodran Veselit për Kosova Boxing.

Wendy Annonay ka bilanc prej 67 fitore, 17 humbje dhe dy barazime në gjithsejt 86 meçe në kikboks. Veseli me 21 shkurt të këtij viti fitoi titullin e kampionit evropian në versionin WKU, ku Veseli mposhti holandezin me origjinë nga Syrinami, Darryl Sichtman. Tani synon edhe brezin tjetër evropian për të qenë ndër më të mirët në Evropë dhe në Botë.

Veseli definitivisht e ka vendin në GLORY. Ai ka potencial të madh të tregohet edhe në garën më të mirë në kikboks.

Artan Vërbica
9 nëntor 2015

1 thought on “Shkodran Veseli debutoi sukseshëm edhe në ngjarjen e madhe, “ENFUSION LIVE #33”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.