RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Bradley ndal Riosin në raundin e nëntë

1 min read

Bradley-RiosThomas & Marc Center, Las Vegas, SHBA, 7 nëntor 2015 – Timothy Badley është boksieri i parë i cili i ka shkaktuar humbje me ndërprerje Brandon Riosit. Ai mbrëmë shkëlqeu që nga fillimi e deri në fund duke mos humbur asnjë raund. Siç duket për Bradley ishte afrimi me trajnerin e njohur Teddy Atlas me të cilin kanë filluar bashkpunimin në muajt e fundit dhe kjo sigurisht që dha një rezultat edhe më bindës krahas një boksieri shumë cilësor siç është Rios.

Bradley para këtij dueli theksoi se nuk ka pasur asnjëherë një trajner siç është Atlas. “Po të isha me Atlas më heret, unë nuk do të kisha asnjë humbje në karrierën time dhe do të isha mbret i ringut” kishte deklaruar Bradley.

29-vjeçari Rios ishte i zhgënjyer me humbjen. Ai paralajmëroi largimin nga boksi aktiv. Dy herë kampioni i botës në kategori të ndryshme ka një karrierë të sukseshme me bilanc prej 33 fitoresh (24 KO) dhe tre humbje. Dy humbjet më parë i ka pasur nga Mike Alvarado dhe Manny Pacquiao me pikë, ndërsa që humbja e fundit është më e keqja e tij në 11-vite karrierë në boksin profesionist.

Ndërsa për Bradley kjo ishte fitorja e 33-të në karrierë (13 KO), karshi një humbje nga Manny Pacquiao dhe një barazimi ndaj Diego Gabriel Chavez.

Meçin ndërmjet Bradley dhe Rios mund ta shiqoni në videon tonë të postuar këtu:

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.