RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Qamil Balla iu kthehet fitoreve

2 min read

Qamil BallaConvention & Exhibition Center, Melbourn, Australi, 11 nëntor 2015 – Kampioni i Australisë në kategorinë gjysëm-velter, shqiptari Qamil Balla është rikthyer me fitore pas 17-muajve pauze. Balla ishte i lënduar dhe ishte i detyruar të pushojë kaq gjatë, mirëpo me rëndësi ka qenë fitorja e mbrëmshme, ndërsa që gjatë meçit ai ka sjellur një meç të bukur kundër një kundërshtari të fortë siç ishte Ben Warburton, duke i shkaktuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 11 fitoreve (6 KO) dhe një barazimi.

“Jam shumë i gëzuar. Qamili kontrolloi meçin mirë dhe pas një pushimi të gjatë ai shënoi një fitore të rëndësishme” theksoi Nuri Balla, babai i Qamil Ballës, i cili njëkohësisht është edhe trajner i tij.

Me këtë fitore Qamil Balla ka ngritur rekordin e tij në 8 fitore (3 KO) dhe një barazim në gjithsejt 9 meçe sa ka zhvilluar në boksin profesionist.

26-vjeçari me këtë fitore renditet i 126-ti në botë në boxrec.com, ndërsa që ai do të kërkon sa më shpejt të sfidon titullin e botës. “Planet tona janë që të ngritemi në rangimet botërore dhe brenda dy viteve të sfidojmë titullin e botës” tha Nuri Balla. 

Duelin e radhës Qamil Balla pritet ta zhvilloj në muajin shkurt, por Nuriu akoma nuk ka menduar se a do të jetë në 6, 8 apo 10 raunde. “Me rëndësi është qe Qamili e shëroi plotësisht lëndimin dhe u pa në këtë meç që nuk ka pasur pasoja, prandaj për shkurt do të kemi kohë të analizojmë situatën dhe mundësit” tha për fund Nuri Balla.

Në familjen Balla është edhe boksieri tjetër Ibrahimi. Ibrahim Balla është një vit më i ri se Qamili. Ai ka marrur pjesë në Lojrat Olimpike “Londra 2012”, ndërsa që ka debutuar në boksin profesionist në vitin 2013. Ibrahim deri më tani ka zhvilluar 8 meçe profesioniste duke shënuar të gjitha fitore, pesë prej tyre me ndërprerje.

Boksierët Qamil dhe Ibrahim Balla po na bëjnë krenar gjithë shqiptarët në kontinentin e largët.

Artan Vërbica
12 nëntor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.