RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Fabiana Bytyqi zhvillon meçin e pestë në karrierë, ndërsa Jurgen Uldedaj debuton në Dessau të Gjermanisë

2 min read

collageNesër mbrëma në qytetin Dessau të Gjermanisë do të paraqiten dy shqiptarë, boksierja e sukseshme Fabiana Bytyqi dhe Jurgen Uldedaj.

Fabiana Bytyqi, 4 fitore (2 KO) në po aq meçe do të zhvillon meçin e pestë në karrierë. Ajo përballë do ta ketë bullgaren Teodora Bacheva, e cila poashtu ka katër meçe të zhvilluara në boksin profesionist me bilanc prej 3 fitore dhe një humbje.

Fabiana është 19-vjeçare dhe është njëra ndër boksierët më perspektiv që kemi. Ajo është pjesë e klubit të madh gjerman, SES Boxing. Krahas saj, në familjen Bytyqi është edhe vëllai i vogël Sebastiani 17-vjeçar, që edhe ai po shkëlqenë me paraqitjet e tij. Të dytë premtojnë shumë në të ardhmen. Në krahë të tyre gjithmonë gjendet babai i tyre Fabiani, i cili është mbështetës i madh i tyre.

Në këtë mbrëmje do të debutoj në boksin profesionist edhe talenti i madh i boksit shqiptarë, Jurgen Uldedaj. Uldedaj përball do ta ketë boksierin polak Mateusz Gatek i cili ka bilanc prej 3 fitore dhe 3 humbje në gjithsejt 6 meçe. Uldedaj do të paraqitet në kategorinë kruzer.

Uldedaj viteve të fundit ka shënuar rezultatet mëdha në boksin amator duke fituar shumë tituj dhe medalje. Ai vitin e kaluar në kampionatin evropian për junior të mbajtur në Zagreb arriti të fitoj medaljen e bronztë, duke i sjellë Shqipërisë për herë të parë medalje evropiane në këto grupmosha. Pastaj në dhjetor të vitit të kaluar ishte triumfi në turneun ndërkombëtar  “Abbas Aghalarov cup 2014″ në Azerbejxhan, duke fituar medaljen e artë. Dhe së fundi erdhi triumfi i tij në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në Prishtinë këtë vit duke u zgjedhur boksieri më i mirë i turneut për 2015. Uldedaj këtë vit nënshkruajti për SES Boxing.

Artan Vërbica
13 nëntor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.