RTK

RTKLive
6 Shkurt, 2025

Rashiti mposht Jozsef Raczin me vendim unanim

1 min read

Ylli RashitiMehrzweckhalle, St. Gallen, Zvicër, 14 nëntor 2015 – Boksieri ynë nga Dragashi, Ylli Rashiti ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist. Ai sonte pas një dueli të fortë në gjashtë raunde, mposhti hungarezin Jozsef Racz me vendim unanim.

Dueli ishte mjaft i fortë që nga fillimi. Dy raundet e para Rashiti pati disa probleme ku Racz luftonte në distancë për bukuri deri sa Rashiti e kishte të vështirë të hynte mbrenda dhe ta zhvilloj luftën aty siç dëshironte. Por, nga raundi i tretë Rashiti gjeti mënyrën e suksesit dhe nga ky raund ishte më i mirë duke e dominuar meçin. Në fund tre gjyqëtarët meçin e vlerësuan në favor të boksierit tonë me rezultat 58-56. 

“Ishte e vështirë në dy raundet e para sepse ai dinte të mbante barazpeshën dhe për mrekulli boksonte në distancë. Ndërsa nga ruandi i tretë mora meçin nën kontrollë dhe fitova me meritë. Kjo fitore me gëzon pa masë ndaj një boksieri shumë të mirë, ndërsa që publiku i pranishëm u ndan të gëzuar me paraqitjen dhe spektaklin e këtij dueli” theksoi Rashiti për Kosova Boxing.

Ky ishte meçi i pestë në karrierë për Rashitin i cili tashmë ka bilanc prej 4 fitore (3 KO) dhe një barazimi. Ndërsa që për Racs ishte humbja e pestë, karshi pesë fitoreve.

Artan Vërbica
14 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.