RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Fabiana Bytyqi dhe Jurgen Uldedaj triumfojnë në Dessau të Gjermanisë

1 min read

Fabiana Bytyqi 2Dessau, Gjermani, 15 nëntor 2015 – Dy boksierët tanë perspektiv, Fabiana Bytyqi dhe Jurgen Uldedaj kanë triumfuar sonte në qytetin Dessau të Gjermanisë.

Fabiana Bytyqi po vazhdon rrugëtimin e saj drejt sukseseve. Ajo sonte mposhti bullgaren Teodora Bacheva, duke i shkaktuar humbjen e dytë në karrierë, karshi 3 fitoreve. Dueli ishte shumë i përafërt, ndërsa që Fabiana në momente vendimtare arriti të bëjë diferencën. Në fund dy gjyqëtarë vlerësuan fitoren për Fabianën, ndërsa njëri për bullgaren Bacheva. Me këtë fitore, Fabiana tani ka bilanc prej 5 fitore (2 KO), në po aq meçe sa ka zhvilluar.

Në këtë mbrëmje debutoi edhe boksieri i talentuar Jurgen Uldedaj. Uldedaj arriti fitore pas katër raundeve ndaj polakut Mateusz Gatek 3-4-0  me vendim të gjyqëtarëve. 

Kosovaboxing.org
14 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.