Nuri Seferi kundër Noel Gevor me 9 janar
1 min readNuri Seferi ka pranuar sfidën me armenin e natyralizuar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Noel Gevor. Boksieri ynë me 9 janar të vitit të ardhshëm do të kryqëzoj dorezat kundër tij në Hamburg të Gjermanisë.
“Kam pranuar me shumë dëshirë këtë përballje. Akoma jam në formë të mirë dhe me 9 janar synoj fitore” theksoi Seferi për Kosova Boxing, i cili konfirmoi përballjen dhe marrëveshjen me Gevor.
Noel Gevor është boksier i ekipit promovues Saurland Event. Ai deri më tani ka zhvilluar 19 meçe, ku ka shënuar të gjitha fitore, 10 me ndërprerje.
Seferi që nga humbja e këtij viti në janar ndaj polakut Krzysztof Glowacki me pikë, në duelin për WBO-eliminator për titull bote, nuk ka zhvilluar ndonjë meç. Ai ishte i gatshëm të boksoj me boshnjakun Damir Beljo në tetor të këtij viti, por ky i fundit ishte tërhjekur, ndërsa kishte zgjedhur një kundërshtar më të lehtë, afganin Mohmmed Rasulin.
Kosovaboxing.org
16 nëntor 2015