RTK

RTKLive
28 Janar, 2023

Gjergjaj, në ring me 5 dhjetor

2 min read

Arnold Gjergjaj 1I pamëshirshmi, boksieri ynë më i mirë i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj do të kryqëzoj dorezat me kroatin Marino Golesh me 5 dhjetor. Dueli do të zhvillohet në Umwelterarena Spriet në Baden, dhe do të jetë në tetë raunde.

Kundërshtari i tij, Golesh është një boksier i vlerësuar ku ka rekord pozitiv prej 20 fitoresh (18 KO) dhe katër humbje në gjithsejt 24 meçe. Fitoren e fundit Golesh e shënoi në Sarajevë me 31 tetor të muajit të kaluar ndaj serbit Nedeljko Cvorovic me nakaut teknik në raund të parë. Ai renditet i 150-ti në botë nga Boxrec.com. Gjergjaj nuk ka dashur të rrezikoj me ndonjë boksier më të denjë, për shkak se në meçin e fundit të zhvilluar në qershor ndaj rusit Denis Bekhatov pati thyer dorën e djathtë, dhe ky sanim i lëndimit ka dashur kohe. Dhe tani vjen meçi në tetë raunde ndaj Marino Golesh, një boksier që nuk duhet të nënçmohet.

Gjergjaj është kampion aktual i brezit evropian EBU-EE. Titullin evropian të shtetëve jashtë bashkimit evropian e fitoi në dhjetor të vitit 2014 duke nakautuar boshnjakun Adnan Rexhoviq me nakaut në raund të 9-të. Ndërsa mbrojtjen e parë të titullit e arriti në qershor të këtij viti ku mposhti rusin Denis Bekhatov me vendim unanim pas 12-raundeve. Ai deri më tani ka zhvilluar 28 meçe në boksin profesionist me bilanc 100 për qind, prej tyre 20 me KO.

Gjergjaj renditet në pozitë e 7-të në versionin EBU. Në rast të fitores me 5 dhjetor do të hyjë në TOP-5 në EBU. Dy javë më pas me 19 dhjetor në Helsinki të Finlandës, do të takohen kampioni evropian në fuqi, Erkan Teper dhe sfiduesi Robert Helenius. Gjergjaj me vëmendje do të pret fituesin gjë që në fillim të 2016 mundet të boksoj me fituesin.

Artan Vërbica
17 nëntor 2015 

1 thought on “Gjergjaj, në ring me 5 dhjetor

  1. Boksieri yne Gjergjaj ka nevoje per te ngrite nivelin e tij te boxit. Ende deri me sot nuk ka pasur ndonje kundershtare cilesor perjashto Bukhatov i cili edhe ashtu ka perfunduar karriera e tij. Perkunder fitores ndaj Rexhovic sikur te boksonte ndaj kundershtari tjeter me kualitativ do e hedhte Gjergjajne ne K.O sepse u leshua ne rrahje. Kur shoh boksier qe po vijne si Anthony Joshua, Wilder, Fury etj. Nese nuk bene nje ndryshim separi nderrim te klubit, stilit te boksimit dhe gjithsesi trajnerit veshtire se do arrije te i perballoje kundershtaret qe jane ne TOP 20shen boterore. Megjithate i urojme suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.