Cotto vs. Canelo këtë të shtune me 21 nëntor
1 min readDueli më interesant i vitit gjithsesi do të zhvillohet këtë të shtune me 21 nëntor ndërmjet portorikanit Miguel Cottos dhe meksikanit Saul Alvarezit, Canelos. Dueli i dy boksierëve më të mirë në kategorinë gjysëm të mesme dhe të mesme do të zhvillohet në Mandalay Hotel në Las Vegas.
Canelo ka pranuar të hypë një kategori më lartë në të mesmën vetëm për të mposhtur Cotton. Por, do të shohim se a do t`ia arrijë qëllimit të tij me 21 nëntor!
Cotto në dy vitet e fundit është rikthyer pas dy humbjeve ndaj Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Ai është bërë edhe më i fuqishëm prej se ka filluar të bashkpunoj me trajnerin e famshëm Freddie Roach. Disa kanë menduar se pas humbjes nga Mayweather dhe Pacquiao, Miguel Cotto ka marrë fund. Ndërsa ai ka vazhduar dhe është bërë edhe më i fortë se më parë duke mposhtur Sergio Martinezin me dorëzim në raund të dhjetë dhe Daniel Geale – TKO 4.
Sikur se Cotto që ka pësuar nga Mayweather, edhe Canelo ka pasur fatin e njejtë kur humbi nga Mayweather. Por, Canelo nga ajo periudhë ka shënuar tre fitore të mëdha ndaj Alfredo Angulo – TKO 7, Eryslandi Lara – UD 12, dhe James Kirkland – KO 3. Në të kaluarën Canelo është dëshmuar me fitoret edhe ndaj Austin Trout – UD 12, Shane Mosley – UD 12, Carlos Baldomir KO 6, etj.