RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Povataj dhe Maliqi boksojnë këtë fundjavë në Nurnberg

2 min read

Povataj vs. ColicNurnberg, Gjermani, 20 nëntor 2015 – Dy boksierët tanë perspektiv, Freskim Povataj dhe Adrian Maliqi do të zhvillojnë duelet e tyre këtë fundjavë në Nurnberg të Gjermanisë.

Povataj dhe Maliqi menaxhohen nga menaxherët dhe trajnerët shqiptarë, Povataj nga Franc Ndue, ndërsa Maliqi nga Agron Kurtishi.

Povataj do të përballet me kroatin nga Bosne e Hercegovina, Marko Colic. Ky meç do të zhvillohet në 6 raunde. Povataj në këtë meç do të jetë pranë një sfide të vërtetë duke ditur cilësinë e kundërshtarit Colic. Colic, shënoi fitore të madhe në duelin e fundit të tij ndaj italianit Matteo Rondena të zhvilluar në muajin tetor në Milano të Italisë. Ai nakautoi italianin Rondena në raund të pestë. Ai do të jetë i rrëzikshëm edhe për Povataj, por besojmë që trajneri ynë shqiptar, Franc Ndue do të dij të menaxhoj një duel të fortë ndaj Colic. Sigurisht që Povataj dhe Ndue, kanë parashikuar strategjinë për duelin e nesërm.

Në matjet zyrtare Povataj doli të jetë 103 kilogramë, ndërsa Colic ishte 98 kilogramë.

Povataj deri më tani ka zhvilluar 6 meçe profesioniste duke shënuar 5 fitore (4 KO) dhe një barazim. Ndërsa Colic ka bilanc prej 4 fitore (2 KO) dhe tre humbje.
Adrian Maliqi përball do ta ketë Aleksandar Jankoviq. Ky meç do të zhvillohet në 6 raunde.

Adrian RaatzMaliqaj në këtë meç synon fitoren e 9-të në karrierë. Maliqaj ngadalë po e ndërton karrierën e tij të profesionistit. Ai këtë vit ka shënuar katër fitore, dhe pretendon të fiton edhe të pestën këtë fundjavë.

Kundërshtari i tij, serbi Jankoviq ka bilanc prej 10 fitoresh (8 KO) dhe 37 humbje. Ndërsa Maliqi ka 8 fitore (7 KO) dhe një humbje.

Duelin kryesor në këtë mbrëmje do ta ketë Davide Doria. Doria 12-1-1 (4 KO) përball do ta ketë spanjollin Rafael Chiruta 9-36-0 (4 KO).

Ngjarja e neserme do të promovhet nga kompania “NDUE Promotion” nga Franc Ndue dhe Astrit Ademaj. Ky bashkpunim i dy shqiptarëve tanë, ka arritur një respekt dhe kualitet të lartë në Gjermani. NDUE Promotion, ka disa boksier cilësor në petkun e tij, si Nuhu Lawal, Davide Doria, Freskim Povataj, etj.

Kosovaboxing.org
20 nëntor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.