RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

10 vite të klubit K-1 Nurnberg

2 min read

K-1Klubi i boksit dhe kikboksit K-1 nga Nurnbergu feston vitin e 10-të jubilar të themelimit nesër mbrëma ku do të ketë ngjarjen e boksit në Nurnberg të Gjermanisë . Ky klub u formua me 1995 nga shqiptari nga Gjakova, Franc Ndue. U emërua me emër të “K-1 Nurnberg”, ku ato vite kikboksi dhe diciplina K-1 kishte jehonë të madhe. Pas disa viteve pune klubi arriti disa suksese duke rritur numrin e pjesëmarrësve ndërsa që paralelisht ky klub prodhonte boksier dhe kikboksier.

Pas 7-viteve Franc Ndue, zgjeroi aktivitetin e tij. Ai filloi të miret edhe me zejën e re, atë të promoterit ku deri më tani ka organizuar gjithsejt tetë organizime. Nesër mbrëma do ta organizoj ngjarjen e nëntë. Tashmë klubi ka edhe një emër tjetër, atij si shtojcë këtë vit iu shtua, “NDUE Promotion”.

Duhet cekur që disa vite më parë klubit të K-1 Nurnberg, iu bashkua afaristi Astrit Ademaj. Me bashkangjitjen e Ademaj, përfitoi në masë të madhe Franc Ndue, që tani këto dy forca kanë forcuar klubin në të gjitha pjesët menaxhuese. Ademaj, kryn një punë të madhe rreth organizimit, gjetjës së sponzorëve, ndërsa që është duke u shquar edhe në punën e meçmejkerit.

Klubi “NDUE Promotion”, në petkun e saj ka disa boksier të dalluar si nigerianin Nuhu Lawal i cili ka 21 meçe, 21 fitore (12 KO) i radhitur i 52-ti në botë nga boxrec.com. Pastaj Davide Doria me bilanc prej 12 fitoresh (4 KO), 1 humbje dhe një barazimi. Boksieri ynë Freskim Povataj poashtu është pjesë i suksesit të ekipit me bilanc prej 5 fitoresh (4 KO) dhe 1 barazimi. Si dhe boksieri perspektiv nga Taxhakistani, Ruslan Jusupow, me bilanc 2-0 (1 KO).

Kosova Boxing në shenjë respekti dhe falenderimi që ky klub ka treguar gjithnjë respekt duke na vlerësuar, morëm këtë incijativ për gjithë lexuesit tanë t`ju informojmë në pika të shkurta për suksesin 10-vjeçar.

Redaksia Kosova Boxing
20 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.