RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Tatli, sonte bokson kundër gjeorgjianit Ramaz Bebnadze

2 min read

Edis Tatli Edis Tatli kishte parashikur të boksoj kundër britanikut Ricky Burns me 24 tetor, por te ky meç nuk erdhi pasi ekipi i promovues i Burns, Frank Warren Promotion vendosi për një kundërshtar më të lehtë, atë Josh King.

Kjo prishi konceptin dhe parashikimin e boksierit tonë, ndërsa që planet ndryshuan. Promoteri i Tatlit, Pekka Maki në pamundësi për një kohë të shkurt të mobilizohet dhe të organizoj një ngjarje më të madhe, vendosi që për së shpejti të organizoj një meç tetë raundesh në Helsinki, ku Tatli do të boksoj ndaj boksierit nga Gjeorgjia, Ramaz Bebnadze. Bebnadze është boksier cilësor me bilanc prej 16 fitore (12 KO) dhe dy humbje. Ky meç do të zhvillohet sonte në Helsinki. 

Kosova Boxing kontaktoi babain e Edisit, Agimin i cili tregoi për planet dhe të ardhmen e boksierit tonë. “Edisi ishte përgatitur për Ricky Burns. Dueli ishte i vlefshëm për brezin WBO-Internacional, por deri te marrëveshja finale nuk erdhi. Pas përgatitjes për këtë meç dhe jo finalizimit të tij, Pekka Maki dhe Edisi vendosën për një meç tetë raundesh për të mbetur aktivë dhe i gatshëm për përballjet e reja”.

Tatli 25-1 (8 KO), fitoi titullin e kampionit evropian në prill të këtij viti duke mposhtur franqezin Yvan Mendy me vendim unanim pas 12-raundeve.

A do të mbroj Edisi titullin EBU, apo do të sfidoj ndonjë titull tjetër?
“Jemi të përqendruar në këtë meç. Edisi është i përgatitur maksimalisht dhe synon fitore. Pas këtij meçi do të shohim se çfarë do të ndodh. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, se a do ta mbroj titullin EBU, apo do të ketë ndonjë luftë për titull bote” tha Agim Tatli për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
21 nëntor 2015 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.