RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Maliqi, Sertolli dhe Doria triumfojnë, ndërsa Povataj pëson

2 min read

DoriaNurnberg, Gjermani, 21 nëntor 2015 – Sonte në Nurnberg të Gjermanisë u zhvillua Evinimenti jubilar për 10-vite të ekzistimit të klubit promovues “NDUE Promotion” duke përfunduar me suksesë me vlerat e arritura të këtij klubi duke shëndruar figura të mëdha gjatë këtij 10-vjetori. Franc Ndue dhe Astrit Ademaj sollën spektakël për të pranishmit dhe disa meçe mjaft interesante.

ka ndodhur e paprituara ku boksieri ynë i peshave të rënda Freskim Povataj 5-1-1 (4 KO) ka pësuar humbje të papritur ndaj kroatit nga Bosna e Hercegovina, Marko Colic 5-3-0 (3 KO).

E kishim paralajmëruar si një meç të fortë dhe rëndësisë së madhe për Povataj, dhe rrezikshmërinë që mund ta ketë nga kroati Colic,
Adrian Raatzdhe ashtu doli ku Colic shfrytëzoi një gabim të Povataj duke e mposhtur me ndërprerje në raund të dytë boksierin tonë. Kjo është humbja e parë e Povataj në meçin e tij të 7-të profesionist.

Performancë të shkëlqyeshme ka treguar Adrian Maliqi, cili mposhti serbin Aleksandar Jankoviq me vendim unanim pas 6-raundeve. Maliqi dominoi Betim Sertollimeçin që nga fillimi dhe kjo fitore i shton atij apetitet për të ardhmen, ndërsa që ngadalë dhe sigurt Maliqi po fiton përvojë për
meçet e së ardhmes. Me këtë fitore Maliqi ka bilanc prej 9 fitoresh (7 KO) dhe një humbje, ndërsa për serbin Jankoviq kjo ishte humbja e 38-të në karrierë.

Kjo ishte fitorja e pestë e Maliqit në këtë vit.

 
Fitore shënoi kikboksieri i klubit “K-1 Fight-Club” nga Nurnbergu, Betim Sertolli. Ai mposhti gjermanin Alin Strufanger nga klubi
“Scorpion Gym Regensburg” me nakaut në raund të dytë. Sertolli është 24-vjeçar dhe kikboksier i dalluar. Ai garon në kategorinë deri
76 kilogramë. Sertolli deri më tani ka zhvilluar 11 meçe duke shënuar 7 fitore, 3 humbje dhe një barazim. Ai gjatë karrierës së tij ka fituar brezin IKBO në diciplinën K-1 në kikboks.

Duelin kryesor të mbrëmjes e pati boksieri italian me nënshtetësi gjermane, Davide Doria. Doria 13-1-1 (4 KO) mposhti romunin me nënshtetësi spanjolle, Rafael Chiruta me vendim unanim pas tetë raundeve.

Kosova Boxing
21 nëntor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.