RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Vikend i pasur për boksin shqiptar

2 min read

23 Janari do të jetë një ditë me shumë aktivitete të boksit shqiptar. Vëmendja e boksdashësve do të jetë në secilin pjesë të këtyre vendeve. Në qendër të vemendjes do të janë Prishtina (Kosovë), Shkodra (Shqipëri), Munich (Gjermani) dhe Maastrich (Holandë). Ne si redaksi e boksit shqiptar do të mundohet që ti përcjell të gjitha sipas mundësive dhe t`ju sjellim sa ma afër tyre.


Prishtinë, Kosovë
– Në Prishtinë do të mbahet kuvendi i FboxK-së ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe kryesia e re e punës. Kandidat do të jetë kryetari i tashëm Ramadan Selimi dhe për kundër kandidat do të ketë Ramdan  Jashanicën. Ende nuk është bërë e ditur se a do të ketë të drejt të konkurroj legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu pasi që klubi i tij, Prishtina e ka refuzuar kanditaturën e tij.

 

Shkodër, Shqipëri – Vëmendja e boksit shqiptar zgjerohet edhe në qytetin e Shkodrës. Qyteti i vjeter shqiptar pasi kaloi krizën që kaluan javë më parë i rikthehen aktiviteteve sportive. Në Shkodër do të zhvillohet një mbrëmje e boksit profesionist dhe amator.
Shkodranasi Artur Drinaj 8-15 (3 KO) i cili filloi boksin amator në Shkodër shumë vite më parë do të zhvilloj duelin e tij të parë profesionist në vendlindje. Drinaj do ti rikthet boksit pas dy vite pauze. Ai zhvilloj një karrier të mirë neper Europë. Po në boksin profesionist do të debutoj edhe boksieri më i mire shqiptar në dekadën e fundit në Shqipëri, Jetmir Kuqi dhe Artur Gavoqi.  Katër duele tjera do të zhvillohen edhe në boksin amator ku Marsel Sermi, Arjet Rexha, Kristian Demaj dhe Felix Kruja do të boksojnë me përfaqësuesen e Malit të Zi.

Munich, Gjermani – Haxhi Krasniqi 30-2 (10 KO) do të zhvilloj duelin e pare në boksin prefesionist këtë vit. Krasniqi do të takohet me Alexander Sipos 19-8 (9 KO). Sipos deri më tani ka luftuar në kategorinë e mesme ku ka boksur me shumë boksier të njohur si Mahir Oral, Amin Asikainine, Andy Lee, etj. Ky duel për Krasniqin do të jetë i mireseardhur, ku do të zhvillohet në 8-raunde.

 

 

Maastrich, Holandë – Kampioni i Belgjikës në kategorinë super të mesme, Selajdin Koxha 10-4-2 (3 KO) do të zhvilloj luftën e tij të parë këtë vit në Holandë kundër të pamposhturit deri më tani Gevork Khatchikian 9-0-0 (2 KO). Dueli mes Koxhës dhe Khatchikian do të zhvillohet në 8-raunde.

KosovaBoxing.org do t`ju sjell të gjitha lajmet dhe raportet nga këto duele mjaft interesante.

Artan Vërbica
23 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.