RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Besim Kabashi rikthehet me 20 Mars

2 min read

Besim Kabashi ka caktuar duelin e parë këtë vit. Ai me 20 Mars do të ketë duelin e parë për vitin 2010. Kabashi parashikon qe gjatë këtij viti të zhvilloj afër 4-duele. Kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar për shkak se ende nuk po dihet se a do të mbroj titullin e versionit WKA deri -95 kg në diciplinën Thai-Box me rregulla të K-1, apo do të sfidoj titullin e po të këtij versionit WKA deri në +95 kg në diciplinën Kick-Box (low-kick) me rregulla po të K-1.

Besim Kabashi ka kaluar një stinor të përkryer me 2009 ku mbrojti titullin e kampionit botërorë të versionit WKA katër herë radhazi. Kabashi mbrojti titullin e kampionit botërorë të versionit WKA deri në -95 kg, diciplina Thai-Box, për here të parë me 6 Mars 2009 kundër franqezit, David Dankrade duke triumfuar me vendim unanim. Mbrojtjen e dytë e realizoi me 15 Maj 2009,  kundër kampionit franqez, Correnti Jallon, poashtu me vendim unanim. Kabashi mbron titullin për here të tretë me 25 Shtator 2009 kundër anglezit, John Love me KO 2,  dhe së fundi për here të katërt me 5 Dhjetor 2009 e mbron titullin kundër kinezit, Li Jixiang me TKO 4.

Kabashi për disa ditë në fillim të këtij viti ishte në pushime në Kosovë, Shqipëri dhe në Australi. Tani është rikthyer në Gjermani ku po vazhdon stërvitjet intenzive për duelin e radhës që e pret me 20 Mars. Për kundërshtarin e radhës dhe për të rejat e kick-boxierit tonë do të mësoni në ditët në vazhdim.

Artan Vërbica
22 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.