Ramadan Selimi rizgjdhet kryetar i FboxK-së
1 min readnga Artan Vërbica
Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, Kosovë, 23 Janar 2010 – Në ambientet e Shtëpisë së Sporteve u mbajt kuvendi i Federatës së Boksit të Kosovës. Në kuvend morrën pjesë 35 delagat ku u zgjedh kryetari i ri, dy nënkryetarët e ri dhe pesë anëtarët e bordit.
Ramadan Selimi rizgjedhet kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës edhe për një mandat të ri. Kryetari Ramadan Selimi fitoi bindshëm ndaj kandidatit të vetem Bajram Basha me 29 – 5, kurse vetem një delegat apstenoi. Votimi u bë me vota të fshehura dhe ishte mjaft i sukseshëm.
Për nënkryetar ishin katër kandidat, Zahir Shabani, Nexhmedin Zeka, Besim Vokshi dhe Ibrahim Babaj. Pas votimit, dy nënkryetar dolën fitues, ata ishin : Zahir Shabani me 24 vota dhe Besim Vokshi me 18 vota. Ndërsa Nexhmedin Zeka dhe Ibrahim Babaj morrën nga 12 vota.
Kuvendi poashtu zgjodhi edhe anëtarët e bordit, ata janë : Sylë Morina, Sylejman Voca, Xhevdet Peci, Nazif Gashi dhe Gani Halilaj.
Komisioni i kuvendit i përbërë nga Latif Demolli, Agim Tahiraj dhe Sherif Aliu ishin në nivel të detyrës duke e udhëhequr kuvendin në mënyrë profesionale.
Kryetar : Ramadan Selimi
Nënkryetar i parë : Zahir Shabani
Nënkryetar i dytë : Besim Vokshi
Anëtar të bordit : Sylë Morina, Sylejman Voca, Xhevdet Peci, Nazif Gashi dhe Gani Halilaj.
shkrim i mire por duhet plotesuar ende edhe 3 emra te rinjr qe jane ne bordin e federates