RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Krasniqi dhe Dobroshi triumfojnë ndërsa Koxha mposhtet padrejtësisht

2 min read

Optimol (Theaterfabrik), Munich, Bayern, Gjermani – Haxhi Krasniqi 31-2 (11 KO) ka shënuar fitore ndaj gjermanit Alexander Sipos me ndërprerje në raund të 7-të.  Dueli Krasniqi vs Sipos ishte paraparë të zhvillohet në 8-raunde mirpo Krasniqi e kreu duelin para kohe. Krasniqi është perspektivë e boksit shqiptar dhe pritet që në ketë vit të atakoj ndonjë titull nëse i ipet rasti. Sipos deri më tani ka boksuar me shumë boksier kualitativ si ish-kampioni europian, Amin Asikainen dhe Mahir Oral e shumë tjerë. Kjo fitore mund ta gjej shumë shpejt në Top- 15 në ndonjë rankliste botërore. Kjo fitore e Krasniqit konsiderohet më e madhja nga fitorja e vitit 2007 nga Bery Battler.

Kugelbake Halle, Cuxhaven, Niedersachsen, Gjermani  – Petrit Dobroshi 10-0-1 (2 KO) shënon fitoren e 10-të në karieren e tij. Boksieri shqiptar u takua mbrëme me litvanezin, Jevgenijs Kiselevs 5-7-0 (3 KO) ku shënoi fitore të pastërt me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Dobroshi është shokë i ngushtë i kampionit botërorë në kategorinë e mesme të versionit WBA. Dobroshi dhe Sturm janë shokë të vjetër që nga koha kur boksonin në boksin amator tek ekipi i tyre Bayer Leverkusen. Te dytë u ndan nga ekipi i tyre “Universum Box promotion” duke kaluar tek ekipi sapo formuar “Plus One Promotion”. Felix Sturm është pjesë menagjuese e këtij klubi siq kanë bërë në të kaluarën edhe boksieret e njohur botërorë si Oscar De La Hoya, Shane Mosley,  vëlezërit Klitschko etj,. Sturm ka nënshkrruar ditë më parë një kontratë me gjigantin e njohur televiziv RTL dhe do të fitoj 20 milion euro për 10-duele që do të emitohen në këtë television. Fat i madh për boksierin tone nga Peja i cili vazhdimisht po ka përkrahjen nga shoku i tij.

Sporthal Geusselt, Maastricht, Holandë – Selajdin Koxha 10-5-2 (3 KO) është mposhtur mbrëmë nga holandezi Gevork Khatchikian 10-0 (2 KO) me anë të pikëve. Vetë fakti tregon se në këtë duel nuk ka pasur gjyqtar reth ringut por vetem refer i cili e ka ndarë drejtësin në ring dhe ka ndihmuar mjaft shumë boksierin holandez. Dueli është gjykuar në stilin e vjetër anglez i cili në çdo përfundim të raundit, referi që është në ring e sipër e gjykon fituesin e raundit. Në raundin e 7-të Koxha është ndëshkuar edhe me vërejtje publike. Një zyrtar i boksierit tone nëpërmjet lidhjes telefonike ka cituar. “ Dueli ka qenë për afërsisht i barabart mirpo kur e ndëshkuan Koxhen me vërejtje publike e pash që ketu fitorja nuk do jetë në favor tonin”. Besojmë që kjo humbje nuk do të ndikoj në vazhdimin e karierës për kampionin e Belgjikës. Kjo luftë ishte domethanëse për te por shpresojmë mos të pengoj në tenitimin për ta fituar titullin e Beneluxit ku shpresojmë që do ta fiton këtë vit.

Artan Vërbica
24 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.