RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Veseli synon ti revanshohet Douli Chenit

2 min read

Veseli vs. ChenKikboksieri ynë Shkodran Veseli do të takohet nesër mbrëma me kikboksierin e njohur kinez Douli Chen. Dueli i tyre do të jetë me rregulla të K-1, deri në 77 kg.  Të dytë u paraqiten para prezencës së publikut sonte në Vienë në matje zyrtare, ku Veseli doli të jetë 76.6 kg, ndërsa Chen ishte më i rënd, 77.2 duke kaluar limitin e 77 kg.

Veseli dhe Chen ishin takuar dy vite më parë, kur Veseli pas një pakujdesie në raundin e tretë kishte pësuar nakaut duke e humbur meçin. Dueli kishte qenë jashtzakonisht interesant, por që Chen në një moment kishte shfrytëzuar gabimin e Veselit. Dy vite kishte pritur Veseli ti revanshohet ku nesër mbrëma do ta ketë rastin e pritur.

Për Douli Chen ky meç do të jetë mjaft domethënës sepse ai ka paralajmëruar pjesmarrjen në “Glory World Series”, dhe në rast të humbjes, do ti jetë e vështirë pjesëmarrja, pasi Veseli do ti prish planet e së ardhmës.

Kjo ngjarje organizohet nga promoteri i njohur kroat Orsat Zovko, i cili është themelues i organizatës “Final Fight Championship” e njohur me shkurtesën FFC, e cila nga gara në garë po rritet duke qenë ndër më të mirat në botë. E Shkodran Veseli me suksesin e tij ka bindur këtë organizatë që i kanë dhënë kontratë për disa meçe, konkretisht dy vjeçare.

Për ata që nuk kanë mundësinë me pa ndeshjen drejtpërdrejt, mundësia është nepërmjet  linkut Live streamit www.fcworld.tv, apo në programet televizive të  Bosnjë dhe Hercegovinës OBN dhe Sërbisë, B92 nga ora 20:00.

Artan Vërbica
5 dhjetor 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.