RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Përkujtohet legjenda e kikboksit Besim Kabashi për 3-vjetor

2 min read

Besim Kabashi - 1Gurrakoc, Istog, 4 dhjetor 2014 – Kosova Boxing së bashku me trajnerin e njohur Gaspër Kaçinarin, ka bërë homazhe në Gurrakoc të Istogut për të nderuar legjendën e kikboksit tonë, Besim Kabashi. Në Gurrakoc u mirëpritëm nga familja Kabashi.

Data 4 Dhjetor 2011 ishte një ditë pikëlluese e gjithë sportit shqiptar. Në këtë ditë u kumtua lajmi i vdekjes së Besim Kabashit. Ishte e pabesuar për gjithë opinionin tonë por Kabashi kishte ndërruar jetë. E gjithë bota shqiptare ishte shokuar për ngjarjen, por Besimi më nuk jetonte më. Ai la emrin e tij të skalitur në arenën e sportit që e përfaqësonte. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij sportiv dhe njerzor. Ai poashtu ishte i hapur me gjithë shqiptarët. Ai ka ndihmuar vazhdimisht kikboksin e Kosovës, si klubet, poashtu Federatën e Kikboksit të Kosovës dhe ka qenë i hapur me të gjitha mediat shqiptare.

Besim Kabashi - 4 -Besim Kabashi - 5 -Besim Kabashi - 3 -Besim Kabashi - 2 -Kosova Boxing ju paraqet biografinë e Besim Kabashit: 

Besim Kabashi u lind me 27 Shkurt 1976 në Gurrakoc të Istogut. Deri në moshën 14 vjecare, Besim Kabashi jetoi në Kosovë. Ai iu bashkua babait të tij, i cili prej vitesh punonte në Gjermani, nga viti 1968. Besimi, si ri, 17-vjeçar, filloi të stërvisë në klubin “Klein”, fshehurazi prindërve të tij. Në vitin 1996 kalon tek klubi “Martial Arts Studio” në Augsburg, tek Davut Sidal. Ai pauzoi 5 vjet nga sporti i kik-boksit, mirëpo për asnjë moment në mendjen e tij nuk u largua ky sport i ringut.  Në vitet 2007 e 2008 u bë kampion i Evropës në verzionin WKA, mbi 95 kilogram. Pas këtij suksesi, ai i bashkohet vëllezërve Steko, duke u bërë pjesë e Steko Team, për të qenë pjesë e mbrëmjeve galla të kik-boksit, siç janë ato Steko-s Fight Night. Në vitin 2008, Kabashi mori titullin e Kampionit të botës në versionin WKA, kategoria deri në 95 kilogram, të cilin titull e mbrojti edhe në vitin 2009. Në maj të vitit 2010, Besim Kabashi u ngrit në peshë duke kaluar në kategorinë mbi 95 kilogram,  dhe përballë Peter Vondraçek rrëmbeu brezin e kampionit të botës edhe në këtë kategori.

Besim Kabashi do të përkujtohet përgjithmonë sepse ka shkruar faqet më të bukura të kikboksit shqiptar, gjerman dhe atij botëror. Rezultatet e tij e kanë shpallur legjendë të kikboksit shqiptar.

Foto: Shpend Ahmeti 

Artan Vërbica
4 dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.