RTK

RTKLive
22 Qershor, 2025

Fury mposht Chisoran për herë të dytë

1 min read

Fury tashmë e ka rrugën të hapur për të kërkuar një ndeshje me kampionin ukrainas,  Wladimir Klitschko

Fury vs, ChisoraBoksieri britanik Tyson Fury mundi bashkëkombasin e tij, Dereck Chisora në përballjen e zhvilluar në “ExCeL Arena” të Londrës.

Fury e dominoi meçin që nga raundi i parë, duke mos lënë asnjë rrugë shpëtimi për rivalin e tij Chisora,  i cili u dorëzua në raundin e dhjetë. Shenjat e para për një sukses të Tyson Furyt u dhanë që në raundin e gjashtë kur Derek Chisora u pyet nga gjyqtari nëse ishte në gjendje të vazhdonte më tej, ndërsa tre raunde më vonë ai mori një goditje të rëndë në sy, gjë që ishte edhe faktor për humbjen e dytë ndaj Furyt.

Fury tashmë e ka rrugën të hapur për të kërkuar një ndeshje me kampionin ukrainas,  Wladimir Klitschko. Menjëherë pas këtij dueli, Fury theksoi se tashmë ai është i gatshëm për Klitschkon.

Ky lajm na gëzon për faktin se titulli i EBU-së do të mbetët vakant, ndërsa që Gjergjaj me një mbrojtje të titullit EBU-EE do të fiton të drejtën të sfidon titullin e madh të Evropës.

Kosova Boxing
30 nëntor 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.