RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Rrustemi fiton titullin WBU, Xhilla mposht Jalushiqin

1 min read

erzen rrustemi

Elzach, Baden-Württemberg, Gjermani, 29 nëntor 2014 – Erzen Rrustemi ka arritur të triumfoj ndaj romunit Vasile Dragomir. Dueli nuk zgjati shumë pasi Rrustemi që në raund të parë tregoi forcën duke dominuar raundin. Raundi i dytë ishte edhe më i mirë ku Rrustemi me një goditje të fuqishme në trup, detyroi gjyqëtarin në ring ti numëroj. Në këtë rast Dragomir edhe lëndoi krahun që më pastaj nuk mundi ti rezistoj goditjeve ku erdhi edhe dorëzimi i meçit nga trajneri i romunit.

“Kam pritur një rezistim më të madh nga ai. Fitorja dhe titulli janë të mirëseardhur, por unë pata dëshirë të tregoj më shumë” tha Rrustemi për Kosova Boxing.

Rrustemi deri më tani ka zhvilluar 7 meçe, 7 fitore (7 KO). Për Dragomir kjo ishte humbja e 16-të në karrierë, karshi 21 fitoreve (10 KO) dhe një barazimi.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe Agron Xhilla. Në duelin e tij të 22-të në peshën “cruiser”, Xhila mposhti kroatin në raundin e parë me nokaut klasik. Në 22 ndeshje, Xhila ka 21 fitore, prej të cilave 17 me nokaut dhe vetëm një disfatë.

Edhe Granit Shala shënoi një tjetër fitore. Ai mposhti turkun Azad Dogru me KO në raund të dytë. Kjo është fitorja e tretë në karrierë për Shalën në poaq meçe, ndërsa humbja e tretë për turkun Dogru në poaq meçe,

Kosovaboxing.org
30 dhjetor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.