RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Fyry dhe Chisora të gatshëm për eksplozimin e radhës

1 min read

Furry vs. ChisoraArena Excel në Londër do të pret duelin e sontëm ndërmjet dy britanikëve, Tyson Fury dhe Dereck Chisora. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e Britanisë së Madhe dhe titullin e kampionit evropian, versionit të EBU-së.

Palestra do të pranoj 20.000 shikues që deri më tani të gjitha biletat janë shitur për këtë përballje. Kjo do të jetë përballja e dytë e tyre, pasi të dy boksierët janë takuar për herë të parë me 2011 ku atë botë kishte fituar Fury me vendim unanim pas 12-raundeve. Edhe sonte meçi pritet të jetë i paparashikueshëm, por analistët i japin përparësi të vogël Furyt. 

Ky meç do të jetë interesant edhe për opinionin tonë pasi boksieri ynë Arnold Gjergjaj në një të ardhme të afërt do të mund të sfidoj titullin e EBU-së. Gjergjaj ka në pronë titullin EBU-EE të cilin e fitoi në muajin tetor duke nakautuar boshnjakun Adnan Rexhoviq me nakaut në raund të nëntë. Titulli EBU-EE është titull evropian të cilit boksojnë boksierët që vijnë jashtë Bashkimit Evropian. Gjergjaj radhitet i 9-ti në versionin e EBU-së.

Kosovaboxing.org
29 nëntor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.