Rrustemi sfidon titullin WBU
1 min readBoksieri ynë nga Zhegra e Gjilanit, Erzen Rrustemi do të sfidoj nesër mbrëma titullin e kampionit të WBU-së. Rrustemi përball do të ketë boksierin me shumë përvojë romunin Vasile Dragomir. Dueli do të zhvillohet në Elzach të republikës së Baden-Württemberg.
Kjo do të jetë sfida e parë për ndonjë titull nga Rrustemi. Ai deri më tani ka zhvilluar 6 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (6 KO). Ndërsa Dragomir ka gjithsejt 37 meçe profesioniste me bilanc prej 21 fitore (10 KO), 15 humbje dhe një barazimi.
“Jam përgatitur mjaft mirë. Shpresoj të kam paraqitje të mirë nesër mbrëma dhe të kurorëzohem me titullin e parë në karrierë” theksoi Rrustemi për Kosova Boxing.
Versioni WBU është federatë në veti duke konkuruar me federatat tjera botërore si WBF, GBU, etj, që në të ardhmen të jenë si federatat kryesore botërore. Ky titull do ti shërbejë Rrustemit të shtoj përvojën e tij dhe të ndjejë ethet e titullit të parë në karrierë, që në vazhdim do të shërbejë për të sfiduar tituj tjerë.
Kosovaboxing.org
28 nëntor 2014
ajde Erzen tregoje Veten ja neser ja kurr <3