RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Polaku Dariusz Sek është kundërshtari i Krasniqit

2 min read

Krasniqi vs. SekDje është mësuar kundërshtari i radhës i Haxhi Krasniqit. Ai do të jetë polaku Dariusz Sek. Sek deri më tani ka zhvilluar 23 meçe profesioniste me bilanc prej 21 fitore (7 KO), një humbje dhe një barazimi. Humbjen e vetme në karrierë e ka pësuar nga gjermani Robert Woge vitin e kaluar për titullin IBF-Inter-Continental me vendim unanim në 12-raunde.

Haxhi Krasniqi - PosterKy duel do të jetë i vlefshëm për titujt që Krasniqi i ka në pronë, WBO-International dhe WBA-Continental. Sek nuk rangohet në TOP-15 në këto dy versione, por do ti shërbejë Krasniqit, pasi Sek është majtak dhe një parapërgatitje për Jurgen Brahmer i cili poashtu është majtak.

“Ka qenë ëndrra ime që unë sërish të boksoj në Mynih. Unë kam shumë shokë, shumë adhurues dhe gjithë familjarët e mij në Mynih. Jam i relaksuar. Do të jap më të mirën time” tha Krasniqi për mediet gjermane.

Krasniqi renditet në pozitat 2 në versionet WBA dhe WBO. Ai me fitore do përforcojë pozitën e tij në dy versionet, apo do të ngritet më lartë në pozitën e parë.

Ndërsa polaku, Sek ka theksuar. “Unë do ta rrahi Krasniqin. Unë jam majtak, dhe shumë pak ka boksuar me majtakët. E majta e ime është shumë e fuqishme gjë që Krasniqi do të ketë problem. Shpresoj që Pawel Glazkow ta mposht Brahmerin dhe unë Krasniqin, dhe ne të dy polakët të boksojmë për titullin e kampionit të botës”.

Dueli Krasniqi dhe Sek do të zhvillohet në Mynih në Hotel Dolce, e cila kap kapacitetin e 3000 shikuesve.

Kosovaboxing.org
25 nëntor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.