Enver Halili shënon fitoren e shtatë në boksin profesionist
1 min readDallas, Texas, 22 nëntor 2014 – Enver Halili ka shënuar fitoren e shtatë në boksin profesionist, në poaq meçe. Halili 7-0 (2 KO) mposhti amerikanin Adam Ealoms 3-7-3 (1 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Halili pati paraqitje mjaft të mirë. Ai në raundin e dytë e hedhi në dysheme Ealoms, por ky i fundit u ngritë dhe mbajti të gjashtë raundet. Dominimi i Halilit ishte në tërë meçin ku tre gjyqëtarët vetëm një raund e vlerësuan të barabartë, ndërsa që pesë tjerë i vlerësuan për Halilin.
Në familjen Halili, bokson edhe vëllai tjetër Skenderi, i cili ka 8 meçe profesioniste, 8 fitore (8 KO), pa humbje.
Vëllezërit Halili kanë të ardhme të ndritshme. Skenderi është 24-vjeçar, ndërsa Enveri 26-vjeçar që amerikanët presin shumë nga ato.
Kosovaboxing.org
25 nëntor 2014