Karaxha fiton titullin e Belgjikës
1 min readAntverpen, Belgjikë, 23 nëntor 2014 – Meriton Karaxha ka fituar titullin e kampionit të Belgjikës. Në një luftë të fortë me kundërshtarin Jean Piere Habimana, ku ai arriti ta mposht me vendim të gjyqëtarëve pas tetë raundeve. Dy gjyqëtarët këtë meç e vlerësuan në dobi të boksierit tonë me 79-72 dhe 77-75, ndërsa njëri të barabartë me 76-76.
Karaxha pati problem në këtë përballje pasi në raundin e tretë lëndoi dorën e djathtë, që pas meçit u mësua që e kishte thyer. Por, ai nuk u dorëzua dhe mbajti edhe katër raunde tjera me vështirësi duke fituar këtë përballje e cila ishte mjaft e vlefshme për te.
Ky ishte vetëm meçi i gjashtë në karrierën e profesionistit për Karaxhën, i cili ka bilanc prej 5 fitore (3 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Habimana kjo ishte humbja e shtatë në karrierë, karshi 3 fitoreve (1 KO) dhe tre barazimeve.
Kosovaboxing.org
24 nëntor 2014