RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Veseli i revanshohet kinezit Chen

1 min read

Shkodran VeseliVienë, Austri, 6 dhjetor 2014 – Shkodran Veseli ka arritur sonte ti revanshohet kinezit Douli Chen. Ai e mposhti kinezin Chen me vendim unanim pas tre raundeve. Sikurse dueli i parë i tyre dy vite më parë, edhe revanshi ishte mjaft interesant dhe i paparashikueshëm. Veseli nuk lejoi kësaj radhe befasi duke mësuar nga gabimi i dy viteve më parë. Ai sonte udhëhoqi meçin duke fituar raundin e parë dhe të dytë, ndërsa që raundi i tretë ishte i kinezit Chen.

“Kemi qenë nën ethe gjatë gjithë kohës duke ditur rrëzikshmërin që ka Chen, duke ditur si e kemi humbur përballjen e dy viteve më parë. Jam i lumtur shumë që sonte iu revanshuam” theksoi Mergimi, vëllai i madh i Shkodranit për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
6 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.