Brahmerit iu deshën vetëm 43 sekonda për ta përmbysur Glazewskin
1 min readOldenburg, Gjermani, 6 dhjetor 2014 – Kampionit të botës në versionin WBA, Jurgen Brahmer, iu deshën vetëm 43 sekonda për ta përmbysur polakun Pawel Glazewski. Ky duel i cili ishte parashikuar të zgjasë 12-raunde, nuk doli ashtu, pasi që Brahmer me një goditje të fortë “Body-Shot” me të majtën e tij, gjunjëzoi polakun Glazewski duke e lënë të shtrirë në dysheme.
Kjo ishte fitorja e 45-të për Brahmer, 33 me ndërprerje, karshi dy humbjeve në karrierë. Ndërsa Glazewski pësoi humbjen e tretë karshi 23 fitoreve (5 KO).
Në këtë mbrëmje boksuan edhe Tyron Zeuge, Jack Culcay, dhe Denis Boytsov.
I pamposhturi Zeuge 16-0 (10 KO), i cili bokson në kategorinë super të mesme mposhti kroatin Stjepan Bozic me nakaut teknik në raund të pestë.
Culcay Jack 19-1-0 (10 KO) mposhti franqezin Karim Merroudj me vendim unanim pas 12-raundeve duke mbrojtur titullin e kampionit evropian në kategorinë gjysëm të mesme në EBU.
Ndërsa rusi Denis Boytsov 35-1 (26 KO) mposhti brazilianin George Arias 55-12-0 (41 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve.
Kosovaboxing.org
6 dhjetor 2014