Veseli mposhtet nga Zoraj me pikë
2 min readVienë, Austri, 21 shtator 2013 – Shkodran Veseli ka humbur përballjen ndaj kroatit Emil Zoraj me vendim të gjyqëtarëve. Dueli ishte eksploziv në të gjitha raundet ku i gjithë dueli ishte i paparashikueshëm sa i përket fituesit, dhe cili do të ishte fitues sdo të ishte gabim, por ja që gjyqëtarët i dhanë një raund më shumë kikboksierit kroat i cili u shpall fitues. Meçi u zhvillua nga afër ku më shumë i përngjante një meçi boksi, pasi më shumë pati goditje me boks, se sa me këmbë. Veseli ishte shumë afër në raundin e dytë të përmbyllë duelin në favor të tij me nakaut, por për pak nuk ia arriti. Por, përcaktuese ishin goditjet e sakta nga Zoraj i cili triumfoj në fund.
Në pamundësi të kontaktojmë Shkodranin, arritëm të kontakotjmë vëllain e tij Mërgimin i cili theksoi për Kosova Boxing: “Ka qenë një luftë e pakomprimisë dhe nuk jemi të zhgënjyer nga humbje, sepse Shkodrani u mundua deri në fund deri sa fituesi nuk dihej. Jam krenar me atë që ka demonstruar Shkodrani sonte, edhe pse rezultati është për të ardhur keq. Mendoj se faktori i humbjes së sontëm ka qenë dyshemeja e cila ka qenë e plastikës dhe gjatë gjithë kohës ishte e lagur për gjatë 14 meçeve që ishin zhvilluar më parë, dhe kjo i humbi konceptin e koncetrimit Shkodranit”.
Dueli i radhës për Veselin do të jetë me 12 tetor në Zvicër.
Artan Vërbica
22 shtator 2013
veq ma paska rre gojes kroati a po de po ni sportiste e kem Majlinda Kelmendi kta tjert coftana 😛