RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Fatlum Zhuta futet në profesionalizëm

2 min read

fatlum zhutaReprezentatuesi i Maqedonisë dhe njëri prej boksierëve më të mirë shqiptar për momentin Fatlum Zhuta më në fund ka vendosur që të kaloj në boksin profesionist. “Zyrtarisht unë kaloj në boksin profesionist, ndërsa kampi ku do stërvitem quhet “Daniel Boxing Scool” në Alaskë”, ka thënë Zhuta për Kosova Boxing.

Të përkujtojmë se rezultatet e më të mëdha në ringun amator të Fatlum Zhutës janë: medalje e bronztë në Lojërat Mesdhetare, medalje e bronztë në turneun më të madhe ndërkombëtar “Ahmet Comert” dhe fitues i dyfishtë i turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë” (2011, 2012). Zhuta ishte fitues dhe i turneve të ndryshme si “Adem Jashari”, “Pavarësia”, “NATO thank you”, “Hakija Turajliç, “Stranzata”, “Beograd winer”, “Vllaznia” etj. Zhuta në Maqedoni është shpallur nëntë herë kampion shteti, e ku tre herë u shpall boksieri vitit dhe katër herë sportist i vitit në qytetin e Strugës.

“Kam fituar gjithçka që duhet fituar andaj mendoj se këtu ishte fundi i boksit amator. Shfrytëzoj rastin të falënderoj, Faton Salihu, nënkryetarin e FBM-së për ndihmën dhe përkrahjen që ma dha në Federatë, si dhe trajnerin tim, Fisnik Hani për këto 15 vite të mrekullueshme që kaluam bashkë, dhe shumë miçë që më ndihmuan në rrugën time drejt suksesit. Kuptohet falënderimi më i madh i takon familjes sime për mbështetjen maksimale gjatë gjithë karrierës sime në boksin amator”, është shprehur Zhuta.

Përgatiti:
Avdyl Salihu
22 shtator 2013

5 thoughts on “Fatlum Zhuta futet në profesionalizëm

  1. reprezentusi i maqedonis e cilit Shqiptar pej hajka fort per kit zhutin qe prezanton maqedonin kerkuj hiq bile lajm mu qit ktu esht ofendim

  2. gjith kujt qe ndjen vetin shqipar ja nin per qit zhuten ok e veq naj shkavell shqipfols si puna jote sja nin si stvjen turp

  3. urime Champion dhe suksese ne te ardhmen se vetem me pun mun mi kall disa qe sta dojn tmiren SUKSESE je imadh F Zhuta.

  4. “gjith kush” te faleminderit per fjalet qe the ne duhet te jemi krenar me gjith boksiert shqiptar ane mban botes ndersa sa i perket “njani” jan fjal koti dhe boshe gjithsesi faleminderit sepse keto kritika me bejn te jem dikushi.. ju faleminderit per mirkuptimin

  5. Suksese zhuta ishalla mbar Emir ne boksin Professional Jemi krenar qe te kemi do ti mungojsh ringut amator beso dot ndjehet mungesa Jot Nepper turnet e ardhshem sa i perket ATI komentusit lart aj esht Kot fare as vler Ska hiq, veq desha ti them Ski nevoj me komentu as qe na duhet komenti yt ( F. ZHUTA ) ka mjaft adhurues spordashes qe e kan Perkrah dhe Dota perkrahim deri ne Fund u kuptum shko Mbytu diku se sja vlen me shkrujt per ty. Zhuta suksese ishalla mbar Emir ishalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.