RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Veseli mposht Zhivkoviqin me ndërprerje në raund të tretë

2 min read

Kikboksieri ynë çmend publikun kroat me performancën e treguar

Osijek, Kroaci, 4 prill 2014 – Në prani të mijëra shikuesve në Osijek të Kroacisë, kikboksieri ynë i njohur Shkodran Veseli ka mposhtur serbin Stevan Zhivkoviq me ndërprerje në raund të tretë. Ky meç njëherit u zgjedh nga Federata FFC 11, si meçi më i mirë i mbrëmjes, e kanë përshkruar mediat kroate.

Shkodran Veseli vs. ZhivkovicRaundi i parë është përshkruar me matjen e taktikës dhe fuqisë nga dy kikboksierët, ndonëse Veseli ka qenë më aktiv. Ky raund u karakterizua me High-Kick-et atraktiv nga Veseli, por Zhvikoviq arriti shumë mirë të mbrohet. Veseli fitoi këtë raund pasi kërkoi më shumë dhe ishte më ofenziv, ndërsa Zhvikoviq më shumë u mbrojtë.

Në fillim të raundit të dytë Zhivkoviq ishte më aktiv, por kjo ishte taktika e Veselit i cili i kundër përgjigjet me një kroshe efektie dhe në fund të raundit arrin me një goditje të lartë me këmbë apo siç e quajn në zhargonin e kikboksit “High-Kick” ta hedhë në dysheme. Kjo goditje e tronditi jasht mase Zhivkoviqin, por e shpëton gongu.

Raundi i tretë sërish ishte luftë a pakomprimis nga dy luftëtarët në ring. Pas një hutie nga Zhivkoviq, Veseli e shfrytëzon mjaft mirë shpejtësinë e tij duke plasur goditje fluturuese me gjunjë në kokën e tij duke e dërmuar plotësisht. Nuk iu deshta as numërimi, ku afër ishte gjyqëtari Kranjçec i cili ndërpren meçin por edhe trajneri i Zhivkoviqit në të njejtën kohë e gjuan rizën në shenjë dorëzimi.

Duelin e radhës Veseli do ta zhvilloj javën e ardhshme me 12 Prill në Zvicër. Kundërshtari shumë shpejt do të cakothet.

Artan Vërbica
5 prill 2014 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.