RTK

RTKLive
5 Maj, 2024

Andre Shuler viktima e radhës e Elvis Gashit

1 min read

Kikboksieri ynë Elvis Gashi nakauton Andre Shuler në raund të parë

Elvis Gashi vs. Andre ShulerManhattan, New York, 04 mars 2014 – Elvis Gashi po vazhdon me shkëlqimin e tij në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai në këtë fundjavë mposhti amerikanin Andre Shuler me nakaut teknik në raund të parë.  Dueli u zhvillua në mbrëmjen e “World Championship Kick-boxing Comabat at the Capital”. Gashi ngadalë po e ndërton karrierën e tij të kikboksierit profesionist. Kjo mbrëmje u organizua nga Louis Neglia i cili është përfaqësues i kompanisë së madh të kikboksit botëror GLORY. Qëllimi i Gashit është që me fitore të njëpasnjëshme të dëshmohet dhe të garoj me kikboksier të mëdhenj. 

“Është një fitore shumë e mirë për mua. Unë do të luftoj me çdo kundërshtar timin të cilin i përcakton ekipi im. Në SHBA jam duke përparuar sepse këtë ka shumë zhvillime dhe po më organizojnë mjaft meçe, prandaj mendoj se me këtë trajtim unë po avancohem” theksoi Gashi për Kosova Boxing.

Kjo është fitorja e dytë mbrenda dy javëve. Gashi para dy javëve mposhti amerikanin tjetër Jeremy Carper me ndërprerje në raund të dytë.

Me këtë fitore Gashi ka ngritur rekordin e tij në 12-0 në kikboksin profesionist.

Artan Vërbica
6 prill 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.