RTK

RTKLive
6 Maj, 2024

Shkodran Veseli këtë fundjavë kundër Stevan Zhivkoviq

1 min read

VeseliKik-boksieri Shkodran Veseli, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, do të ketë sfidën e rradhës të premten me 4 prill në Osijek të Kroacisë. 23 vjecari, do të përballet në Osijek kundër serbit Stevan Zhivkoviq, në mbrëmjen FFC11, ku do të ketë duelin sipas rregullave të K-1 në kategorinë deri në 77 kg.

Veseli meçin e parë këtë vit e zhvilloi me 21 shkurt ku pësoi humbje ndaj kikboksierit nga Syrinami me nënshtetësi holandeze, Marco Pique. Ai u dëmtua nga gjyqëtarët, ku pas një lufte të fortë, fitorja iu mohua kikboksierit tonë duke iu dhënë holandezit.

“Humbja e fundit mua nuk më ka demotivuar, vetëm se më ka dhënë më shumë motiv për të vazhduar më tutje. Në Osijek shkoj vetëm për fitore” theksoi Veseli për Kosova Boxing.

Shkodran Veseli karrierën e tij e nisi në moshën 14 vjecare, në vitin 2005, dhe për 9 vite ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në ringun ndërkombëtar, duke u bërë një prej emrave më të njohur të Kik-boksit në stilin Muay-Thai.

Kosovaboxing.org
31 mars 2014 

1 thought on “Shkodran Veseli këtë fundjavë kundër Stevan Zhivkoviq

  1. Veseli e shkatroj shkjijaun.e ka rrzu ne runden e pare dhe e ka perfundu en runden e trete.
    Fitoj me nderprerje ( ja ka thy hunden )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.