RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Veseli mposht Garaj nga Sllovakia me vendim të gjyqëtarëve

1 min read

Shkodran Veseli (94)Olten, Zvicër, 10 Maj 2014 – Shkodran Veseli ka shënuar fitoren e tij të tretë këtë vit. Ai mposhti në fundjavë kikboksierin sllovak Pavol Garay me vendim 2 me 1 të gjyqëtarëve. Veseli filloi mirë raundin e parë duke qenë më i mirë, ndërsa që i dyti i takoi sllovakut Garay. Dhe atëhere kur duhej që ishte raundi i fundit dhe përcaktues, Veseli doli të jetë më i mirë duke siguruar fitoren. Ky raund i takoi plotësisht Veselit i cili këtë përballje arriti ta përfundon në favor të tij. 

Duelin e radhës Veseli do ta zhvilloj me 6 Qershor në Poreç të Kroacisë. Veseli është pjesë e menaxhmentit FFC 13 e cila çdo organizim rreth Evropës e përfshin kikboksierin tonë.

Veseli gradualisht me arritjet e tij është duke u shëndruar në kokboksierët më të mirë shqiptar me sukseset e arritura.

Artan Vërbica
12 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.