RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Varrimi i Besim Kabashit bëhet nesër në Gurrakoc

1 min read

Këshilli për ceremoninë e varrimit të kick-boksierit, Besim Kabashi, që kryesohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në përbërje me anëtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gazetarëve të sportit, komunës së Istogut dhe anëtarë të familjes Kabashi ju njofton se homazhet dhe varrimi i kick-boksierit Besim Kabashi, që ndërroi jetë ditë me parë në Gjermani, mbahen nesër në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Homazhet fillojnë nga ora 12:00 në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakocit.

Varrimi bëhet në ora 15:00 në varrezat e  fshatit, ndërkaq një akademi komemorative  mbahet të premten, më 09.12.2011, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në ora 11:00.

Nga Komiteti Olimpik i Kosovës
7 Dhjetor 2011

11 thoughts on “Varrimi i Besim Kabashit bëhet nesër në Gurrakoc

  1. Sporti i Kikboksit e humbi nje sportiste dhe nje kampion te madhe siq ishte Besim Kabashi. Kosova humbi nje ambasador te madhe. Familja Kabashi humbi nje djal te ri dhe shume emancipuar.
    I lehte i qofte dheu i Kosoves Besim Kabashit. Do te jete pergjithmone ne kujtim i madhi Besim Kabashi.
    Nga Tefik Bajrami

  2. shum rand e perjetova ket lajm per ty o i madhi besim po a ka shqiptar qe te zavenson o besim qoft i leht dheu per ty se sa ke qen ne ring bashk me ty kam boksu me emocione te mia o besim…Zoti qoft me ty ne gjehnet o BESIM KABASHI me rrespekt besniku gjilan.

  3. I lehte qofte dheu i Kosoves, familjes Kabashi dhe gjithe adhuruesve te Besimit ngushellimet e mia personale dhe te Klubit te Boksit PRIZRENI nga Prizreni.

  4. NGUSHULLIMET TE PERZEMERTA PER NJE LEGJENDAR TE MADH SI BESIM KABASHI.
    I LEHTE QOFTE DHEU DHE NGUSHELLIM TE FAMILJA E TI.
    DO JET I PAVDEKSHEM NE ZEMRAT E SHQIPTARVE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.